Flash News

Ditari i Opozitës

"Po rikthen burgu politik", Noka: 3 kryetarë të partive të opozitës po sulmohen nga drejtësia

"Po rikthen burgu politik", Noka: 3 kryetarë të partive

Deputeti i PD-së, Flamur Noka është shprehur se heqja e imunitetit të deputetit Sali Berisha, është dëshmi e qartë se situata politike në Shqipëri është e paprecedentë.

Në një intervistë në emisionin “Ora e Betit” në “Ora Neës”, Noka u shpreh se ky është një inkuizicion politik.

"Kemi Sali Berishën të Partisë Demokratike, Ilir Metën e Partisë së Lirisë që po sulmohet nga SPAK, kemi dhe Fatmir Mediun e PR-së që po sulmohen me urdhër politik të Edi Ramës. Pra kemi 3 kryetarë të partive të opozitës që po sulmohen nga drejtësia me komandë e kryeministrit.

Nuk ka asgjë më shumë se rikthim të burgosjeve politike në Shqipëri.

Fakti që SKAP-i erdhi në Kuvend pa asnjë provë, dhe a e dëgjuat që Ermonela Felaj u shpreh e shqetësuar se Sali Beirsha po mbledh njerëz poshtë parlamentit dhe po mbledh njerëz. Sali Berisha e ka bërë publike që për çdo masë që do kalojë përmes rrugëve ligjore dhe kushtetuese unë do t’i përgjigjem.", tha Noka.

Të fundit