Flash News

Ditari i Opozitës

"Po shkelet Kushtetuta"/ Bardhi pas bojkotit të opozitës: Pas mbledhjes së grupit prisni vendimet që do marrim

"Po shkelet Kushtetuta"/ Bardhi pas bojkotit të opozitës:

Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka folur për mediat pas vendimit të opozitës për të braktisur sallën e Kuvendit gjatë votimit të ndryshimeve të Rregullores.

Bardhi u shpreh se opozita braktisi seancën pasi sipas tij po shkelej Kushtetuta. Ai deklaroi se nuk do të lënë asnjë hapsirë bosh që i përket opozitës në Kuvend. 

Ai tha se në mbledhjen e grupit parlamentar pritet të merren vendime për qëndrimin që do të ketë kjo forcë politike në seancën e orës 17:00.

“Kuvendi institucion kushtetues që ushtrojnë funksionin e tyre deputetët përfaqësojnë të gjitha forcat e politike. Propozimi i njëanshëm dhe pa gjithëpërfshirje, kanë vendosur ta kalojnë brenda 24 orëve në shkelje të procedurës së parashikuar nga rregullorja dhe Kushtetuta.

Për këtë arse, grupi jonë parlamentar, pasi dha të gjitha argumentat, vendosëm të mos përfshiheshim në këtë procedurë antikushtetuese. Ne nuk do të lejmë asnjë hapësirë bosh që i përket opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Tani do të largohemi në një mbledhje urgjente me grupin parlamentare dhe do të marrim vendime sesi do të sillemi në seancën e orës 17:00”, tha Bardhi.

Të fundit