Flash News

Ditari i Opozitës

"Po shkelmoni Kushtetutën"/ Berisha-Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës

"Po shkelmoni Kushtetutën"/ Berisha-Peleshit: Sekretar mjeran i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha  ka reaguar ashpër ndaj mazhorancës lidhur me ndryshimet e propozuara në rregulloren e Kuvendit, duke i akuzuar për shkelje të Kushtetutës.

Gjatë fjalës së tij Berisha ka akuzuar Peleshin se e ka nisur seancën në shkelje të rregullores, ndërsa thekson se ky i fundit është thjesht sekretar i kryeministrit Rama.

Berisha thotë se ky është një provokacion i ulët ndaj opozitës dhe qytetarëve dhe se shkelja e Kushtetutës nga socialistët përbën rrezik për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Berisha: Të fillosh detyrën duke shkelmuar Kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga Kushtetuta, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde, tregon se nuk je gjë tjetër, vetëm një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë, që e ka emrin Edi Rama.

Shkelmimi i Kushtetutës, është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë të të gjithë spektrit, shkelmimi i Kushtetutës është një puç që i bëhet librit të shtetit, vetëm e vetëm se ju doni me shpejtësi të lani duart si Ponç Pilati pas krimit që kryeni.
Si ka mundësi, a keni ju, çfarë të thuash, njerëz që lexojnë Kushtetutën? A ke ti këshilltarë që paguan që të të lexojnë ty Kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit, e cila për parlamentin është Kushtetuta e parlamentit, është ligji më i rëndësishëm i vendit, pas Kushtetutës.

Pra, aq peshë sa ka parlamenti në jetën e një shteti dhe të vendit.
Ky është një provokacion i ulët që ju i bëni rendit kushtetues të vendit. Ky është një provokacion i ulët, që ju i bëni qytetarëve të këtij, që i bëni opozitës së këtij vendi.
Akt i turpshëm! Çfarë do të thotë kjo? Çfarë e keni ju Kushtetutën, statutin e partisë suaj të krimit e keni atë, që silleni në këtë mënyrë? Prandaj dhe merr vendimin, mblidhi këshillat dhe të zbatohet Kushtetuta.

Të fundit