Flash News

Ditari i Opozitës

"Dha kontribut të pakursyer në ditët e para të krijimit të PD", Basha reagon pas ndarjes nga jeta të Bashkim Koplikut: Angazhimi i tij, i pashlyeshëm

"Dha kontribut të pakursyer në ditët e para të krijimit
Foto Ilustruese/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Bashkim Koplikut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se: “Angazhimi i Koplikut si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë”.

Kujtojmë se, Bashkim Kopliku u nda nga jeta ditën e djeshme pasi humbi betejën me COVID-19.

Reagimi i plotë i Bashës:

Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotit Kopliku. Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe!

Të fundit