Flash News

Ditari i Opozitës

Politikani shqiptar në kutitë e “Pandorës”, Agalliu: Prokuroria të vendosë para ligjit ‘peshqit e mëdhenj’

Politikani shqiptar në kutitë e “Pandorës”, Agalliu:

Sekretari i Grupit Parlamentar të PD-së Arbi Agalliu ka folur lidhur me kutitë sekrete të “Pandora Papers”, ku u përfshi një politikan shqiptar, identeti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, dhe 13 kompani.

I ftuar në News 24, Agalliu tha se nuk është vështirë për të identifikuar dhe gjurmuar politikanët e lidhur me drogën e krimin, teksa i bëri thirrje Prokurorisë të të vendosë përparfa ligjit personat e lidhur ngushtësisht me botën e krimit, duke cituar këtu “peshqit e mëdhenj”.

“Nuk do shpikje për të gjetur politikanët shqiptarë, të lidhur ngushtësisht me krimin dhe drogën. Mjafton në Tiranë të ndiqet paraja, të ndiqen makinat e shtrenjta, kush i blen apartamentet me qindra mijëra euro në mes të Tiranës. Nuk ka vullnet, besoj unë. PD, një nga elementët që ka në fokus, është presioni me mjete demokratike, që Prokuroria të investigojë dhe të vendosë para ligjit ata individë që në këto 30 vite kanë abuzuar me pronën publike, me të ardhurat që vijnë si rezultat i punës së shqiptarëve. Në këtë mënyrë, PD inkurajon Prokurorinë që të ndjekë paranë dhe pa diskutim që do të dalin ata që ambasadori Lu i cilësonte si ‘peshqit e mëdhenj'", u shpreh ai.

Sa i përket krizës energjetike të cilin e deklaroi pak ditë më parë vetë kryeministri Edi Rama, Agalliu, teksa kritikon kryeministrin, shprehet se Shqipëria ka mjaftueshëm mundësi për të mos kaluar në një stiuatë të tillë. Njëkohësisht, Agalliu përmend edhe masat që ka marrë Partia Demokratike për të ndihmuar në menaxhimin e krizës.

“Është e pafalshme që një kryeministër të dalë e të krijojë panik, duke thënë se po vjen vala e tretë e fatkeqësisë. Nuk besoj që Shqipëria, me gjithë këto mundësi, të kalojë në një situatë të tillë. Edhe realiste të ishte, ka mënyra e mënyra për ta thënë.

Nuk ka shqiptar, i varfër apo i varfër qoftë, që nuk do të ndjejë efektet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, sepse çdo sektor i shoqërisë sot është i prekur direkt nga energjia. Po ashtu, shqiptarët do të ndjenjë edhe efektin negativ të rritjes së çmimit të karburantit. Jemi koshientë që ka prirje të rriten çmimet në Evropë, por nuk ka asnjë akt nga qeveria jonë që të favorizojë biznesin shqiptar. Jemi vendi i vetëm në Evropë që kemi çmimin më të lartë të naftës. PD ka bërë publike disa nga masat, që i gjykon të nevojshme për t’u ndërmarrë në këtë moment, ku në thelb ngelet filozofia e PD për taksat e ulëta, duke ulur TVSH, taksën e karburantit, duke menaxhuar mirë sektorin e energjisë elektrike. Nga të dhënat e deritanishme është evident faktori i korrupsionit të lartë”, tha Agalliu.

               

Të fundit