Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

I pari ishte Berisha.
Ende pa u njohur nga publiku dhe as nga partia, Lulzim Bashës iu çel një korsi e gjerë mes rrugëve politike të PD. Pa u shpallur KOP-i, ku Basha u paraqit me kostumin e tij ikonik, stilin e të cilit nuk e ka ndërruar kurrë, kryetari Berisha thërriti një nga një disa gazetarë në media të rëndësishme për t’iu prezantuar ‘pasardhësin’ e tij.
Porosia ekskluzive e Berishës ishte: përveç meje ky është imazhi i PD në media.
Pjesa tjetër është histori.
Njerëzit e PD e mbajnë mend Lulzim Bashën, pak a shumë siç është sot. I buzëqeshur, distant, i pashokë, i gjatë dhe fluid.
I qartë për detyrën e tij, prej asaj dite vesh të njëjtin kostum, të njëjtën kravatë, të njëjtën këmishë. Sigurisht, ka ndërruar qindra të tillë, por duket i njëjti.
Lulzim Basha u fut në PD nga Kosova, por jo nga Rruga e Kombit. Ky itinerar duket se i paracaktoi identikitin politik, për mirë apo për keq. Kaq i fortë është ky profil, sa e ka shtyrë shpesh ta quajë veten ‘Kosovar’, ndërkohë që të atin e ka dibran.
Është njohur me Berishën që herët, para se të shkojë në Hollandë. Si përkthyes i një bamirësi hollandez që ofroi disa bursa për studentët shqiptarë, i pari në listën e të cilëve ishte vetë. Që atëherë kur kthehej në Tiranë kujdesej t’i çonte një mesazh mirënjohjeje Berishës, në forma të ndryshme.
Fati e solli që lidhjen ta forconte nëpërmjet njohjes që krijoi me të bijën dhe dhëndrrin e tij në Kosovë. E furnizoi rregullisht me materialet e përkthimeve që u bënte hetimeve të Gjykatës së Krimeve të Luftës në Kosovë.
Ky shërbim farkëtoi fshehtësinë e lidhjes, e cila mbetet e tillë, edhe kur Berisha bënte sikur nuk e mbështeste, si psh në votimet e 2013 apo 2017 për kryetar.
Edhe pse i diplomuar për jurist në një shkollë të mirë, ofertës së Berishës për të qenë pjesë e kabinetit të tij, që në vjeshtën e vitit 2004, iu përgjigj me entuziazëm, por vetëm me një kusht: jo ministër Drejtësie. Ndoshta në pasiguri për formimin, e ndoshta për të tjera arsye.
Dëshira e tij shihte kah ministria e Jashtme ose Integrimi, ku profili i tij, kur iu dha rasti më vonë, qëndroi mjaft mirë në kornizë. Por, këshillat e duhura e orientuan drejt ‘yndyrës së pushtetit’.
Posti i parë ishte ministria e Transporteve, Punëve publike dhe Telekomunikacionit.
Në fushatën e 2005 kapitalizoi gjithë efektin pozitiv të lëvizjes gjeniale të Berishës, KOP-in. Detyra e parë që i dha kryetari i PD ishte koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave.
Në përballjen e parë kishte një zonë të mirë, njësitë 7 dhe pjesërisht 11, një zonë që në vitin 1991 e kishte fituar Genc Ruli. Një demokrat rishtar si Basha e fitoi edhe në 2005 përballë Arben Ahmetajt, asokohe një nga promovimet e Nanos në politikë, i ndihmuar edhe nga lsi-sti Edmond Haxhinasto.
‘Djepi’ i Berishës e përkundi që në votimin e parë në Kuvendin Kombëtar, duke e bërë më të votuarin pas vetes, Topallit dhe Topit.
Mbas këtij rezultati për Lulin nuk kishte asnjë pengesë. PD, hiq Jozefina Topallin, e pranoi princin e vet trashëgimtar.
Në ministrinë e Transporteve do të mbahet mend si shoqëruesi buzagaz i Berishës. Që në shtypjen e butonit për hapjen e tunelit të Kalimashit, deri te prishja e murit ndarës dekorativ në mes të tij. Pati akuza për procedurën e paeksperimentuar më parë të kontraktimit të Bechtel Enkas. Gjë që i kushtoi jo pak kokëçarje në hetimin e Prokurorisë.
Arben Kraja, që sot drejton SPAK-un, e pat neglizhuar hetimin përtej afateve ligjore duke i dhënë avokatëve të Bashës mundësinë e artë të ‘mbylljes për procedurë’, gjë që nuk i dha rastin atij që të krenohej si i pafajshëm, edhe pse gjasat janë të jetë vërtetë i tillë. Kjo i hapi rrugë kundërshtarëve politikë për një refren të gjatë akuzash që vazhdon edhe sot.
Prova e dytë që kishim të bënim me një djalë fatlum pas prekjes së Berishës, si të mbretit Mida, vjen nga një prej njerëzve më kritikë të tij, Besnik Mustafajt dhe dorëheqjes së tij të papritur. Pasi disa figura politike refuzuan postin e ministrit të Jashtëm, Berisha u kujtua pë pasionin e parë të djaloshit Lul Basha-teatrin ndërkombëtar.
Vetëm dy javë më pas pritet nga Kondolezza Rajs dhe dy muaj më vonë është i pari shqiptar që shtrëngon dorën në tarmakun e Rinasit me presidentin George Bush.
Nga ai funksion shoqëroi sërish Berishën në suksesin e tij më të madh, NATO-n. Me këtë famë dhe kurorë të përndritur drejtoi fushatën në Elbasan në vitin 2009. Përsëri fati ishte në anën e ‘djalit të artë’. Socialistët fituan me një diferencë prej rreth 8 mijë votash, por nuk bënë dot një mandat më shumë. Kështu në kujtesën e të gjithëve u regjistrua rezultati 7 me 7. Falë sërish shërbimit të LSI, që nuk arriti dot ta bënte mandatin e saj.
Behari i 2009-ës ishe ‘fejesa’ e tij me LSI. Ditë të tëra të kaluara familjarisht me Ilir Metën në bregdetin shqiptar të cilit do t’i dorëzonte ministrinë e Jashtme. Kjo miqësi do t’i nxirrte frikën Ilir Metës nga ndonjë hile e Berishës, kur ‘princi’ u caktua ministër i Brendshëm.
Përsëri vullneti i Berishës konvertohet në fat. Sfida e Doktorit ‘do bëjmë çdo gjë për të siguruar liberalizimin e vizave’, e gjen duke shoqëruar një grup të rinjsh pa viza në Europë. Fotografi dhe ngjarje që, ashtu si NATO do t’i stërpërdorte në fushatat e veta politike. ‘Princi trashëgimtar’ mori nga mbreti Berisha të drejtën e përdorimit, jo vetëm të partisë, por edhe sukseset e tij.
Mbasi iu shmang garës së 2007 për Bashkinë, duke ia lënë përballjen me Ramën ‘qingjit të tij të sakrificës’, Sokol Olldashit, në 2011, me ‘policën e sigurimit’ të Metës, hyri në garën e parë me Ramën.
Gurutë mediatike shtruan fushën me ‘lulet e Lulit’ ku ‘kaktusi’ i Berishës nuk dukej askund. Fushata e tij pozitive me moton ‘Rama nuk është armiku, por kundërshtari’, e dha suksesin e vet. Vendimi paqësor i Arben Ristanit për ta parë Bashën fitues e çoi drejt zyrës së Qytetarit të parë të Tiranës duke shkelur mbi pikat e freskëta të gjakut të kurbanit.
Historia e tij në Bashki mund të përshkruhet shkurt e thjeshtë: nuk bëri ndonjë gjë të keqe. Nuk kishte kë shoqëronte në beteja dhe ngjarje suksesi. Ky ishte një mësim për të dhe për Berishën.
Berisha dha dorëheqjen nga partia pas humbjes në parlamentaret e vitit 2013, por ‘abdikimi i mbretit’ nuk u bë asnjëherë i plotë. As në garën e kurorëzimit të princit. Basha fitoi përballë Olldashit, edhe pse ky konsiderohej shumë më politik dhe shumë më dinamik, por pa sharmin e princit.
Pas ardhjes në krye të PD iu desh një ngadalësi breshke, me plot 1 vit e gjysmë për të krijuar forumet drejtuese të partisë, të cilat i banalizoi nëpërmjet një artificialiteti numerik. Kësaj i parapriu me një instrument stonues, grupin laraman të koordinatorëve, një ripërjetim i katapultimit të tij në politikë.
Në garën e 2015, i vetëm përballë të gjithëve, i dha hapësirë partisë dhe proceseve politike që çuan në një rezultat inkurajues. Kandidatët e tij morën 670 mijë vota, dhe në disa bashki të rëndësishme si në Tiranë, Berat, Gjirokastër, Maliq dhe Sarandë rikuperuan në mënyrë surprizuese. Madje duke fituar në Bashki si Pogradeci, Ballshi dhe Selenica, të njohura si të së majtës.
Këtë rezultat inkurajues nuk ia vlerësuan kundështarët apo rivalët, por për fat të keq as ai vetë. Mënyra si e trajtoi partinë nga ai moment i ngjante lojës së bilardos me karambol, ku çoku i bardhë i Bashës duhet të godasë të paktën dy gurë kundërshtarë, dhe çdo protagonist të vjetër apo të ri politik.
Fitorja më e rëndësishme politike e tij deri më sot i përket së njëjtës periudhë: miratimi i ligjit të dekriminalizimit dhe shtrëngimi i mazhorancës për një zbatim të sforcuar të tij. Këto ishin dy fitoret që ai ndau me të tjerët, para se çoku të fillonte rrokullimën mbi të gjithë, duke u shndërruar në një çadër të bardhë në Bulevard.
Kjo stërvitje me çokun karambol me të vetët, i dha lehtësinë e padurueshme për ta imituar veten edhe me ndërkombëtarët. Reforma në drejtësi, edhe pse e duartrokitur si një negociatë plot talent nga Basha, zgjoi edhe te të huajt atë dyshim që ushqehej prej kohësh për figurën e tij së brendshmi. Nga ky moment ai do të rendte në korsinë politike, i vetëm kundër të gjithëve.
Nën shenjën e betejave të forta, qëndroi përtej çdo imagjinate kalendarike, shtrydhi çdo energji opozitare, për ta mbyllur, me entuziazmin e fitores, vetëm 10 ditë pas paktit me Ramën, në zarfin e bardhë që mbante Ivi Kaso dhe një shoqërues i tij. Ai zarf, në të cilin një prej postierëve nuk e gjeti emrin dhe u kthye në mes të rrugës, u shndërrua në mallkimin më të madh politik të Lulzim Bashës.
Lista e 2017 do jenë gjithmonë standardi i gjurmës politike të Bashës. Ato mbeten edhe sot caku i përfytyrimit të tij politik. Në një fushatë me shënjestër të gabuar, si ai që i bie pragut të dëgjojë dera, zhdëpi me sulme LSI-në duke shpresuar se do të mundte PS-në. Fushata e 2017 filloi me sytë e përlotur të demokratëve prej dritave difektoze kineze të dekorit të mitingut përmbyllës, dhe përfundoi me sytë e skuqur të Bashës nga rezultati katastrofik i 25 qershorit.
Të gjitha këto nuk i prodhoi çadra, por një marrëveshje në dukej naïve me Ramën, e cila si gjithmonë në stilin e tij, ishte shoqëruese e një marrëveshjeje tjetër, më hileqare, bërë mes ujqërve të vërtetë politikë, Berisha dhe Meta.
Që nga ai moment është sjellë si agresor dhe viktimë, si trim dhe frikacak, si vizionar dhe dritëshkurtër. Me të vetmin çmim: të blejë kohë!
Bojkotet, akti dramatik i djegies së mandateve, vetëmohimi politik i mosshkuarjes në zgjedhje, fushata e protestave permanente, deri te parakalimi i ndrojtur te portat e zemërimit amerikan, qenë të gjitha konvulsione epileptike, në një ndërkohë ku askush nuk mund të bëjë një inventar ngjarjesh, energjish të shpenzuara, suksesesh dhe dështimesh.
Një ndërkohë që s’të linte radhë të kuptoje se po kalonte koha.
Nën këtë shenjë hyri në ring për raundin e tij të 12-të. Gongu i 25 prillit tashmë ka rënë. Rama i ka fituar zgjedhjet, ndërsa Basha i ka kontestuar ato. Ndërhyrja e fortë amerikane e ka bërë kryetarin demokrat t’i tërheqë kërcënimet për mospjesëmarrje në parlament apo mosnjohje të zgjedhjeve. Ndërkohë nga Uashingtoni ka ardhur edhe mandata: shpallja non grata e Sali Berishës.
Lulzim Bashës i duhet të menaxhojë të gjitha këto, por edhe një garë të brendshme, një sfidë që ia hapi fillimisht Bardh Kadilli. Tani ai ka përballë tre kundërshtarë, ndër të cilët edhe Agron Shehajn, promovim i tij në politikë.
Bujar Nishani, nga jashtë garës, por duke u munduar ta ndikojë atë, i kërkon të largohet. Sali Berisha i ka qortuar afrimin e datës së zgjedhjeve dhe moslënien e kohës për analizë.
Sic duken gjërat, Basha do ta fitojë për herë të tretë partinë, pasi ka humbur tri herë me kundërshtarin.
Ky nuk është rekord i mirë. Por, ky është Basha.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
