Flash News

Ditari i Opozitës

Porositë e Berishës për të zgjedhurit vendorë: Bashkëpunoni edhe me qeverinë, por denonconi çdo diskriminim të saj

Porositë e Berishës për të zgjedhurit vendorë:

Kreu i PD, Sali Berisha dha disa porosi për përfaqësuesit e djathtë në pushtetin lokal.

Duke folur në asamblenë e mbledhur për të rikrijuar Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë, Berisha i porositi që të bashkëpunojnë edhe me qeverinë, por denoncojnë çdo diskriminim të saj.

Berisha: Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gjithçka me votën tonë, të kundërshtojmë rritjen e taksave.

Ju ftoj gjithashtu, edhe të zgjedhurit tanë të nderuar, të përparësoni me të gjithë pushtetin që keni, arsimin.

Bashkitë tona duhet të bëjnë gjithçka që kanë mundësi, me akordim bursash për të varfrit, për ta pasur arsimin si përparësi kryesore.

Të kontrolloni ndihmën ekonomike. Të bëni gjithçka për të regjistruar qytetarët që e kanë të domosdoshme ndihmën ekonomike dhe që nuk e marrin.

Ne do bëjmë betejë të fuqishme për minimumin jetik. Vendosja e minimumit jetik është e një rëndësie vendimtare.

Në përputhje me ligjin, ju duhet të bashkëpunoni me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve tuaj. Por do denonconi çdo diskriminim të qeverisë vendore ndaj bashkisë tuaj dhe qytetarëve tuaj.

Bashkëpunimi duhet të zbatohet mbi projekte. Ndaj, ato fonde që keni, i përqendroni në projekte sidomos nga institucionet ndërkombëtare, se ky do bëjë një diskriminim ndaj jush.

Duhet të jeni shumë aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar, në interesin më të mirë të qytetarëve që ju drejtoni.

Të fundit