Flash News

Ditari i Opozitës

Posti i Bashës në KE, Zhulali: Ka gënjyer për statusin e tij politik, mund të përballet me penalitet

Posti i Bashës në KE, Zhulali: Ka gënjyer për statusin e tij

Drejtuesja e Departamentit për Politikat me Jashtë në PD, Ilda Zhulali ka sqaruar emërimin e Lulzim Bashës në Këshillin Evropian për të cilin është folur në media.

Zhulali foli për Syri Tv, duke thënë se është krijuar një kakofoni pasi në fakt nuk bëhet fjalë për një post në BE.

Sipas Zhulalit, është post që lidhet me një nga komitetet e Këshillit të Evropës. Zhulali tha se është e njëjta gjë si komisionet parlamentare në Shqipëri.

Zhulali: Ka një kakofoni në media se çfarë është kjo që po ndodh dhe çfarë është ky emërim i zotit Basha. E para nuk bëhet fjalë për Bashkimin Europian por për një organizatë tjetër Këshillin e Europës me 46 vende anëtarë, ku dhe Shqipëria është vend anëtar. Asambleja Parlamentare që është një nga organet e Këshillit të Europës dhe një nga institucionet e Këshillit të Europës ka disa komitete pune. Siç janë përshembull komisionet në Parlamentin e Shqipërisë.

Autor dhe propozues bashkë me të tjerë i kësaj projekt-rezolutë është edhe zoti Basha si anëtar dhe përfaqësues zyrtar i Parlamentit të Shqipërisë në Komitetin e Monitorimit. Pra nuk është një post që i është dhënë zotit Basha por zoti Basha si deputet i Republikës së Shqipërisë që përfaqëson Shqipërinë në Këshillin e Europës bën punën e tij në një nga komitetet e Këshillit të Europës.

Zhulali tha se Basha ka gënjyer në deklaratën e tij në Këshillin e Europës, për statusin e tij politik dhe për më tepër ka deklaruar edhe marrjen e një page.

Zhulali: Zoti Basha ka marrë përsipër që të riaktivizohet politikisht dhe ka marrë pjesë në këtë takim mirëpo atje duhet të bëjë një deklaratë që ka të bëjë me konfliktin e interesit ku ata që caktohen ‘raporter’ apo që marrin pjesë në komitete të ndryshme duhet të dëshmojnë qartësisht se nuk kanë konflikte interesi për çështjet që marrin në diskutim, nuk kanë konflikte interesi me vendet që marrin në diskutim apo me çështje të ndryshme.

Ajo që bën çudi në këtë rast me zotin Basha është se ai ka gënjyer për statusin e tij politik. Nuk e di pse ka arritur njeriu deri në këtë pikë. Kjo e bën atë jo vetëm qesharak por shumë më shumë se sa kaq.

Në kushtet e kësaj gënjeshtre zoti Basha mund të përballet edhe me një penalitet brenda Këshillit të Europës duke i hequr të drejtën për të qënë ‘raporter’ për këtë çështje dhe më pas kjo pason edhe me masa të tjera që ai nuk shikohet si kandidat serioz për të bërë detyra të tjera brenda komiteteve ku ai do të marrë pjesë.

Të fundit