Flash News

Ditari i Opozitës

"Prej marsit, 473 shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID", Basha tregon 4 hapat urgjentë në ndihmë të shëndetësisë

"Prej marsit, 473 shqiptarë kanë humbur jetën nga
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka propozuar së fundmi një plan me 4 pika, në ndihmë të shëndetësisë, që sipas tij ndodhet në kolaps dhe braktisje nga qeveria.

Nëpërmjet një videoje të postuar në Twitter, Basha ka theksuar se prej muajit mars, kanë humbur jetën nga COVID, 473 qytetarë.

"Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa URGJENTË në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit", shkruan Basha.

 

Të fundit