Flash News

Ditari i Opozitës

Premtimi i Ramës për ujë të pijshëm, Basha nga Durrësi: U bë gazi i botës, paratë i përdori për luks

Premtimi i Ramës për ujë të pijshëm, Basha nga
Basha me qytetarët në Durrës

Në vijim të takimeve elektorale, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në Durrës. Ai është pritur nga dhjetra mbështetës edhe në qytetin bregdetar. Kryedemokrati ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komuniteteve të ardhura në Durrës.

Ata ngritën shqetësime që lidhen me infrastrukturën e zonave ku banojnë,  pagat e mësuesve dhe mungesën e personelit shëndetësor në spitalin e Durrësit. Ndërkohë Basha u ndal te një prej premtimeve të kryeministrit Edi Rama gjatë kësaj fushate elektorale, që është uji i pijshëm. Rama është shprehur se nëse fiton mandatin e  tretë do t'i zgjidhje këtij problemi.

“25 prilli është dita që do të ndajë nëse Shqipëria do t’i kthehet shqiptarëve apo do të vazhdojë të jetë çiflig siç ka qenë në këto 8 vite, në duart e një njeriu të vetëm. Rama u bë gazi i botës, e treta fushatë që premton ujin e pijshëm. Përse nuk u bë? S’kishte para? Kjo nuk është e vërtetë. Miliarda para janë hedhur për luks apo fasada" , u shpreh Basha.

Ai u shpreh se taksat dhe çmimet janë rritur, ndërsa paratë publike përdoren për fasada luksi. Basha iu prezantoi qytetarëve planin e tij për infrastrukturën dhe urbanizimin

“Taksat janë rritur, çmimet janë rritur dhe paratë janë përdorur për luks apo për fasada. Ndaj në planin tonë të zhvillimit të infrastrukturës në udhëhiqemi nga dy parime e para leverdia për qytetarët, pra të parat janë rrugët e qyteteve, urbanizimi i zonave informale, ujësjellësit, kanalizimet dhe së dyti leverdia për zhvillimin ekonomik.

Kur vjen puna tek urbanizimi, e kemi fjalën, jo thjeshtë për rrugë, e kemi fjalën edhe për ujin edhe për kanalizimet edhe për ndriçimin. Për fat të keq, shuma e para që janë derdhur për fasada gjatë këtyre 8 viteve do të kishte dalë e tepruar, për të urbanizuar 2 herë jo vetëm këtë zonë, por të gjitha zonat e mëdha informale në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë", tha Basha.

Të fundit