Flash News

Ditari i Opozitës

Premtoi ulje të çmimit të naftës, LSI përgënjeshtron Ramën me programin e PS në 2013-ën

Premtoi ulje të çmimit të naftës, LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të heqë taksat e karburantit dhe do të ulë çmimin e naftës për fermerët.

Nënkryetari Petrit Vasili ka publikuar një foto të programit të PS në vitin 2013, ku një nga pikat është pikërisht ulja me 35% e çmimit të naftës.

Sipas tij, Rama ka 7 vjet që gënjen për uljen e çmimit të naftës për fermerët.

Postimi i plotë:

Rama ka që në 2013, qe genjen per naften e fermereve!

Ne 2013 Edi Rama genjente sheshit dhe thoshte:

"Ulje rreth 35% e çmimit të naftës (50-55 lekë bazuar në çmimin aktual), me heqjen e akcizës dhe taksës së qarkullimit, bashkë me tatimin mbi vlerën e shtuar që zbatohet mbi këto dy taksa."

Sot genjeu per here te shtaten here.

Ka shqiptar me mend ne koke, qe i beson më ketij ordineri.

Ja ku e keni me FOTO premtimin e 2013 ne Programin elektoral.

Premtoi ulje të çmimit të naftës, LSI

 

Të fundit