Flash News

Ditari i Opozitës

Presidenti mund ti dekretojë Ramës edhe papagallin si ministër e jo me Diella-Ramën!

Presidenti mund ti dekretojë Ramës edhe papagallin si ministër e

Nga Petrit Vasili/

Degradimi i bashkuar me tafmanë e korrupsionit pollën Diellën, që është Rama me fustan, por edhe me trastën që duhet mbushur me para'.

Rama u bë më në fund edhe Kryeprokurues i tenderave dhe zgjidhi keshtu edhe hallin e madh të kumbullave dhe dardhave, qe i rreshkisnin pas shpine.

Tani të gjitha frutat e korrupsionit do të bien në trastën e Ramës deri në kokrrën e fundit të tyre.

Rama-Diella nuk futet dot në burg sepse kjo zuzare Diella nuk ka as pasaportë dhe as ekziston në gjendjen civile, kështu që grabitja bëhet rehat dhe pa burg e pa siklete të tjera.

Presidenti me qesharak i pluralizmit e dekretoi Rama-Diellen në mënyren me idiote të mundshme.

Po si do betohet Diella tek presidenti, kush do ta vërë dorën mbi Kushtetutë?

Përgjigjet i di vetëm Presidenti, që firmos çdo gomarllëk të Ramës, bile kur ti teket Ramës të bëjë ministër edhe papagallin e shtëpisë prap do ta dekretojë ky president.

Me një llaf Republikës i erdhi fundi, Parlamenti do të pëgëret krejt diten kur të votbesojë me votat e 83 tuafëve Diella-Ramën që nuk ekziston.

Ditë më të neveritshme se këto shteti shqiptar nuk ka parë që nga 1912.

Paranojat, injoranca, kapja nga krimi dhe korrupsioni pollën Rama-Diellen apo Diella-Ramen, produktin e zi të një plaçkitje më të përbindëshme se ajo që keni parë gjer tani.

Të fundit