Flash News

Ditari i Opozitës

Pretendon se e mbështesin 97 % e demokratëve, por Basha u mbyll komentet në Twitter dhe Instagram

Pretendon se e mbështesin 97 % e demokratëve, por Basha u mbyll

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të mbyllë komentet për ndjekësit në rrjetet sociale Twitter dhe Instagram.

Siç duket, Basha ka vendosur të mos i lejojë ndjekësit që të postojnë komentet e tyre, ndonëse në deklaratat e tij publike ka pretenduar se ka 97% të mbështetjes së demokratëve, (pavarësisht se nuk ka dhënë sqarime se ku i bazon këto të dhëna).

Në Twitter, Basha ka 11 mijë ndjekës dhe vetëm 377 prej tyre, të cilët ndiqen edhe nga Basha mund të lejohen të komentojnë në profilin e tij.

Pretendon se e mbështesin 97 % e demokratëve, por Basha u mbyll

Edhe në Instagram, Basha ka 96 mijë e 800 ndjekës, por të gjithë janë bllokuar që t’i shkruajnë një koment.

Pretendon se e mbështesin 97 % e demokratëve, por Basha u mbyll

Duket se vendimet e fundit të Bashës kanë ngjallur kritika dhe kundërshtime të vazhdueshme të demokratëve, çka ka detyruar Bashës që ‘tua mbyllë gojën’ duke mos i lejuar të shprehin mendimet e tyre publikisht në profilet e tij.

 

Të fundit