All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Prezantimi i Spahisë në Shkodër, PD: Demokratët nuk do kthehen në shërbëtorë të aleancës ‘non-grata’

All - Paragraf - 1

Prezantimi i Spahisë në Shkodër, PD: Demokratët nuk do

Partia Demokratike ka reaguar pas prezantimit të kandidatit të Komisionit të Rithemelimit në Shkodër, Bardh Spahia.

All - Paragraf - 3

Në një reagim në Facebook, PD shkruan se edhe në Shkodër u shfaq aleanca e ‘non-grata’-ve, duke theksuar se “kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non grates dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre”.

Sipas PD, çdo votë e Edi Ramës mban Berishën dhe Metën dhe demokratët "nuk do të kthehen në shërbëtorë të aleancës së non gratave". 

Postimi i plotë:

Aleanca e non gratave u shfaq edhe në Shkodër. Asnjë fjalë për Tom Doshin, vrerë e mllef ndaj demokratëve të ndershëm që qëndrojnë sot kryelartë para çdo shkodrani e shqiptari, që as nuk kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe as nuk i kanë mashtruar si ata që rrethojnë non gratën. Mashtrimet nuk e shpëtojnë dot.

Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non grates dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre. Demokratët e ndershëm shkodranë nuk mund të pranojnë të poshtërohen me kandidatë të LSI-së, që t’i përdorin më pas për pazarin e radhës me Edi Ramën, siç bëri në 2013-ën.

Demokratet nuk do të kthehen kurrë në shërbëtorë të aleancës së non gratave. Ata dhe çdo shqiptarë e di se çdo votë për Berishën dhe Metën mban Ramën, çdo votë për Ramën mban Berishën dhe Metën.

Të fundit