Flash News

Ditari i Opozitës

“Princi i Kurorës interes për të investuar në Përmet”, deputetja: E ka kurorëzuar natyra, i zutë frymën për 8 vite

“Princi i Kurorës interes për të investuar në
Fatjona Dhimitri

Deputetja e pavarur e opozitës parlamentare, Fatjona Dhimitri ka reaguar pas deklaratës të kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit tha se princi i kurorës ka shprehur interes për të investuar në Përmet, ndërsa ishte duke folur për investimet e huaja gjatë vizitës në Gjirokastër.

Dhimitri thotë se Përmeti nuk ka nevojë për të tilla investime, ndërsa vë theksin te burimet zhvilluese që ky qytet mbart.

“Përmetin e ka kurorëzuar nëna natyrë duke i falur bukuritë përrallore, zoti kryeministër në ikje, nuk ka nevojë për princ me kurorë të shkatërrojë atë që Zoti i fali! Nuk mund të mbivendosni në peisazhin përmetar zhgarrivitjet që ju thurni natën me Nusretët e Ndranghetat!”-shkruan deputetja në Facebook.

Kjo e fundit thotë se kryeministri Rama e ka lënë në harresë Përmetin.

Ajo thotë se qyteti vuan nga mungesa e investimeve, infrastrukturës rrugore, shërbimit mjekësor dhe papunësia.

Dhimitri shton se kryetarja e bashkisë, Alma Hozha ka punësuar vetëm militantët e PS.

“Me mbrapshtinë e pushtetit tuaj për 8 vite i zutë frymën Përmetit në investime dhe shkoni tani të hapni shishen e shampanjës me propagandën e turpit.

Çfare kujtoni ju zoti Kryeministër se përmetarët mikpritës do t'i falin Përmetin hajdutëve të pronave të Shqipërisë, përfituesëve të bonusit të 20%?

Ju e vizitoni Përmetin veç për relaksin e ujërave termalë e ndoshta, mëkëmbësit tuaj ose deputetët e Përmetit të dalë boje, nuk ju kanë informuar që Rilindja po numëron ditët e fundit në Përmet!

Kryetarja që ju emëruat në krye te bashkisë i mbushi zyrat me stanin e vet e Përmeti sot rënkon nga papunësia, mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore, ekonomia e rrënuar, shëndetësia e kolapsuar...

Ju ka rastisur ndonjëherë Z.Kryeministër në ikje të vizitoni spitalin e Përmetit?

I keni hedhur një sy pavioneve, mungesave në barna e pajisje mjekësore, mungesave në aparatura, personelit mjekësor të pamjaftueshëm për t'ju përgjigjur nevojave të qytetarëve?

Sigurisht, për naltmadhninë tuaj vlen më tepër një tender për të dezifenktuar tualetet e kuvendit ku shkarkohen bajlozët e Rilindjes sesa përmirësimi i kushteve spitalore në Përmet.

Cili është plani juaj për rininë e Përmetit që endet rrugëve i papunë, apo masterplani i princit pa kurorë për të ndërtuar ferma e vila, e ne do të punojmë argatë tek ai?

Ju keni monopolin ta quani Shqipërinë çiflig Z.Kryeministër, ndërsa ne përmetarëve na dhimbset toka jonë!

Përmeti është i përmetarëve! Po i vjen fundi kohës së zullumqarëve”, shkruan Deputetja.



Të fundit