Flash News

Ditari i Opozitës

Produktet me pesticide, Muçollari: Shëndeti i shqiptarëve në rrezik nga dështimet e qeverisë për kontrollin e ushqimeve

Produktet me pesticide, Muçollari: Shëndeti i shqiptarëve

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka folur për bllokimin e fundit të produkteve shqiptare nga Kroacia dhe Sllovenia, për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve.

Muçollari deklaroi nga selia blu se jeta e shqiptarëve është në rrezik për shkak të dështimit të qeverisë në kontrollin e ushqimeve.

Ai u shpreh se ky është një sinjal për qytetaret që mos të pranojnë më një narkoshtet që nuk arrin të garantojë as domatet.

DEKLARATA:

Brenda një jave, tre produkte ‘Made in Albania’ janë ndaluar dhe janë kthyer mbrapsht nga vendet fqinje, për shkak të përmbajtjes së elementëve të rrezikshëm për shëndetin.

Vende të BE si Kroacia, Sllovenia, Polonia, por dhe Bosnje-Hercegovina, nuk kanë lejuar domatet, pjeshkët dhe specat e vendit tonë të tregtohen e konsumohen atje, pasi rezultuan si rrezik serioz për shëndetin.

Këto raste të përsëritura konfirmojnë dështimin kriminal të qeverisë në fushën jetike të sigurisë ushqimore.

Alarme si këto janë dëshmitarë të dyfishtë të rrënimit: ne nuk e dimë çfarë konsumojmë, këtë na e bëjnë me dije autoritetet e vendeve të tjera.

Qeveria as e mbështet dhe as e monitoron fermerin.

Ajo nuk ofron asnjë siguri për prodhimet që hyjnë apo prodhohen në vend. Shëndeti i fëmijëve, dhe të rriturve vihet në rrezik nga ushqimet me përmbajtje të lartë pesticidesh, apo deri dhe metale të dëmshme, siç e dëshmojnë rastet sllovenët dhe kroatët.

Këto janë tiparet e një qeverie që nuk ka prioritet njerëzit, por kullat, tenderat, dhe pastrimin e parave.

Aksionet dhe gjobat ndëshkuese ndaj tregtarëve të vegjël dhe propaganda me drejtorë nuk janë zgjidhje, por një përpjekje për të mbuluar dështimin kapilar.

Një qeveri autokratike nuk mund të ketë në konsideratë domatet, qumështin, frutat e perimet e këtij vendi. Ajo ruan kolonat ku mbahet vetë: korrupsionin, pastrimin e parave dhe aktivitetet e jashtëligjshme.

Ky është një sinjal i fortë për qytetaret që mos të pranojnë më një narkoshtet që mburret me dronët, por nuk arrin të garantojë as domatet.

Të fundit