Flash News

Ditari i Opozitës

Progres-raporti, Tabaku: S'mund të sajojmë armiqësi të paqena. Nuk ka struktura dhe ekip serioz për negociatat

Progres-raporti, Tabaku: S'mund të sajojmë armiqësi të

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kryetarja Jorida Tabaku foli për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, ku nuk e mbështeti tezën e kryeministrit Edi Rama se negociatat po pengohen nga politika e shteteve të BE-së.

“Ne nuk mund të sajojmë një luftë apo armiqësi të paqena me faktorë të jashtëm ndërkohë që në 8 vite kemi lëvizur pak ose aspak në fushat kryesore”, u shpreh Tabaku.

Ajo vuri në dukje mungesën e vullnetit të qeverisë për anëtësimin e vendit. Tabaku shtoi se mungojnë përgatitjet. Gjithashtu kërkoi të hiqet dorë nga festat për çeljen e negociatave dhe të pranohet realiteti, siç thuhet në progres-raport.

“Me keqardhje them se sot nuk ka struktura të forta te ngritura, nuk ka një ekip serioz, ka negociator por që është pa portofol. Kjo sepse ka retorikë por nuk ka vullnet politik! Nuk ka vullnet politik pasi nuk ka asnjë vizion për të parë Shqipërinë në BE!

Dhe këtë vullnet të munguar duhet ta rikthejmë ne këtu. Prandaj ka ardhur koha të heqim dorë nga ballot, medaljet e festat për këtë proces dhe të jemi të sinqertë, të shohim njëri tjetrin në sy dhe të pranojmë që kjo është situata reale, ashtu si e përshkruan raporti!"-shtoi Tabaku.

Të fundit