Flash News

Ditari i Opozitës

Projektet në infrastrukturë, Paloka ironizon Ramën: Premton "lesh" në 3D, shqiptarët s'kanë shtëpi

Projektet në infrastrukturë, Paloka ironizon Ramën: Premton

Teksa kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot projektet në infrastrukturë, nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka ironizuar me situaën në të cilën ndodhet vendi duke i cilësuar projekte si tallje për popullin.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Paloka ka shpërndarë një "meme", që nënkupton se shqiptarët ende jetojnë në çadra e janë pa bukë, ndërkohë që kryeministri shpalos projekte 3D.

Reagimi i plotë:

Duhet të kesh fytyrën e Ramës që të vazhdosh të tallesh edhe pas tetë vitesh me shqiptarët!

Shqiptarët janë pa punë, pa shtëpi, pa bukë, pa mbeshtetje ; për “meritë” të Ramës jemi sot si popull në limitet e mbijetesës e megjithatë Rama ka pafytyrësinë të vazhdojë t’ju premtoj “lesh” në 3D. “Lesh futurist” për të gjithë në mandatin e tretë!

 

 

Të fundit