Flash News

Ditari i Opozitës

Propozimi për 101 deputetë në Kuvend, Kaso: Rama bën lojë kungulleshkash, s’ka nevojë për ndryshim

Propozimi për 101 deputetë në Kuvend, Kaso: Rama bën

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, komentoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për të ulur numrin e deputetëve në Parlament në 101.

I ftuar në A2 CNN, Kaso tha se Rama kërkon të bëjë ‘lojë kungulleshkash’ duke krijuar një tymnajë p arsye.

Kaso theksoi se nuk ka asnjë arsye që të ndryshohet Kushtetuta.

“Pse 101 dhe jo 102? Kërkon të na fusë në lojë kungulleshkash. Kemi një forcë politike që pretendon se është mazhorancë, pasi ne nuk e njohim si legjitime, pasi i ka marrë nga aleanca me krimin. “De facto” sot kanë 83 mandate në Kuvend. Edhe sikur të lira e të ndershme të ishin zgjedhjet, 83 mandate nuk mjaftojnë për ndryshime kushtetuese.

Nuk ka arsye politike që të ndryshohet Kushtetuta. Nuk ka as nevojë për ndryshim Kushtetute. Rama shpiku numrin 101. Kryeministri, duke mos u ndalur në asnjë nga arsyet që na kanë çuar që të kemi 140 deputetë, me qëllimin e vetëm për të krijuar tymnajë dhe që të merremi me kungulleshkat e Ramës, duhen 101, 99 apo 90, ka hedhur shashkën”, shtoi deputeti demokrat.

Të fundit