Flash News

Ditari i Opozitës

Propozimi për ashpërsimin e dënimit të deputetëve të opozitës, Noka: Janë në panik! Ne nuk ndalemi

Propozimi për ashpërsimin e dënimit të deputetëve

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka reagoi në rrjetet sociale në lidhje me propozimin e mazhorancës socialiste mbi ndryshimin e rregullores për të ashpërsuar dënimin për deputetët e opozitës, duke i përjashtuar për 60 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Noka shkruan se mazhoranca është në panik dhe se as diktatura staliniste nuk i trajtonte deputetët dhe parlamentin në këtë mënyrë.

As diktatura staliniste nuk i trajtonte deputetët dhe parlamentin kështu. Janë në panik. Sa më represive masat aq më shumë forcë do të ketë reagimi i opozitës.

Çdo veprim i tyre do të pasohet me kundërveprimin tonë. Gjunjëzimi i Boshtit të së Keqes është misioni ynë. Ne nuk ndalemi!”, shkruan Noka.

Të fundit