Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta/ Berisha: 10 shkurti do të jetë triumfi i qytetarëve shqiptarë ndaj kësaj organizate kriminale

Protesta/ Berisha: 10 shkurti do të jetë triumfi i qytetarëve

Më 10 shkurt, opozita do të thërrasë protestën e radhës para Kryeministrisë kundër regjimit Rama.

Nga selia blu, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se më 10 shkurt qytetarët do të thonë fjalën e tyre, të nxitur nga revolta ndaj asaj që ai e konsideroi “organizatë kriminale”.

Berisha tha se 10 shkurti do të shënojë triumfin e qytetarëve mbi qeverinë.

“Qytetarë është fjala juaj. Është guximi juaj. Është zemërimi juaj. Asnjë shpresë nuk ka përveç guximit, revoltës, zemërimit tuaj ndaj kësaj organizate kriminale që nuk njeh ligj as moral në vjedhjen, plaçkitjen tuaj.

Unë kam besim se data 10 shkurt do të jetë triumfi i qytetarëve shqiptarë ndaj kësaj organizate kriminale. Pra, fjala është e qytetarëve. Drejtësia, e patë se ku ka rënë.

Patë shoun më të turpshëm në historinë e drejtësisë shqiptare dhe botërore të Gjykatës Kushtetuese, se si njerëzit të vendosur nga Kushtetuta në një nga pozicionet më të larta të shtetit, provojnë se janë të degraduar, të degjeneruar në shkallë ekstreme në raport me ligjin dhe detyrën e tyre.Se nuk kanë nder as dinjitet e as moral zyrtari. Se janë një turp për veten, për familjen e tyre, për rrethin e tyre, janë një turp për një komb të tërë”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit