Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka për protestën e 12 nëntorit: Rama të rrijë në zyrë si Berisha më 21 janar. Më e madhja e viteve të fundit

Paloka për protestën e 12 nëntorit: Rama të rrijë

Edi Paloka ka folur për protestën e 12 nëntorit, duke theksuar se do të jetë më e madhja që ka parë Shqipëria vitet e fundit, pavarësisht tentativave për ta dëmtuar atë.

Kreu i Këshillit Kombëtar i PD-së, u shpreh për “Kjo Javë” se kryeministri Edi Rama duhet të qendrojë në zyrë e të përballet me protestën, si Berisha më 21 janar.

“Kërkesa nga qytetarët, anëtarët e PD e opozitarët ka qenë e vazhdueshme. Protesta ka pasur në vijimësi, por është një protestë e madhe që e organizon opozita.

Do jetë më e madhe se ajo e korrikut. Kur shqiptarët u mblodhën në 7 korrik në pik të vapës e të pushimeve, nuk diskutoj pjesëmarrjen në 12 nëntor. Do jetë protesta më e madhe e bërë në Shqipëri këto vite pavarësisht pengesave që do nxjerrë qeveria.

Ka diskutime ide se si duhet të vijohet me protestat, se një protestë nuk i jep fund gjithçkaje, kjo duhet të ikë nga mendjet e njerëzve. Të ishte kështu e kishim bërë me kohë.

Që Rama të llogarisë pasojat, që nuk do të jenë më si ato që ka përballur deri tani, deklarata boshe që kanë mbetur vetëm aty. Rama ka një të mirë që sa herë ka protesta largohet.

Problem nuk është hyrja në kryeministri, duam të heqim qeverinë jo ca karrige e as të prishim pikturat e Ramës. Të rrijë në zyrë si burrë e të shohë si e pa Berisha më 21 janar”, tha ai.

 

Të fundit