Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 20 dhjetorit, Berisha jep detaje: Nis në orën 16.00 nga oborri i selisë së PD

Protesta e 20 dhjetorit, Berisha jep detaje: Nis në orën 16.00 nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbardhur detaje lidhur me protestën e thirrur ai vetë të hënën, ditë kur mbërrin në një vizitë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe nismës 'Ballkani i Hapur'. 

Pasi votoi për shkarkimin e Lulzim Bashës, në një prononcim për mediat, Berisha tha se protesta nis në orën 16.00 para kryeministrisë.

“Të hënën janë të ftuar të gjithë deputetë e anëtarët e simpatizantët e PD. Lul brava mbetet brava. Protesta do të niset nga oborri i selisë së PD dhe do mbahet para kryeministrisë.

Kisha paralajmëruar se Ballkani i Hapur nuk mund të kalojë më si aleancë trelaterale kundër interesave jetike të shqiptarëve që po nxit destabilizimin dhe kërkon të largojë Ballkanin duke sfiduar nismën e Berlinit nga BE dhe ta vendosë si zonë influence të Rusisë”, tha Berisha.

I pyetur nëse mbledhja e demokratëve mund të provokojë incidente, Berisha tha se selia e PD nuk ka thirrur protestë.

“Nuk e di që brava ka thirrur protestë, cdo demokrat është i ftuar të marrë pjesë në protestën tonë. Selia e PD nuk është shtëpia e Bashës, është e demokratëve. Ndaj nuk ka asnjë dyshim që janë të mirëpritur cdo demokratët”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit