Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e PD, Lela: Mosbindja civile është rruga e vetme

Protesta e PD, Lela: Mosbindja civile është rruga e vetme

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela ka folur mbi protestën e opozitës e cila u mbajt dy ditë më parë në kryeqytet. 

DUke folur në Syri tv, Lela është shprehur se mesazhi kryesor është ai i mosbindjes civile dhe se ky është kapitulli i parë në një seri të gjata aktesh të opozitës në kundërshtim të Edi Ramës.

"Mesazhi kryesor është ai i mosbindjes civile dhe se ky është kapitulli i parë në një seri të gjata aktesh të opozitës në kundërshtim të Edi Ramës. Ai nga dita në ditë po synon të nënshtrojë opozitën dhe çdo zë tjetër që është në kundërshtim të idesë së tij Shqipëria në vitin 2030.

Ka një opozitë dhe mjetet janë aty për të rezistuar dhe për të arritur atë që kërkohet dhe ajo që kërkohet është qeveria teknike dhe asnjanëse ku do të mundësohen një palë zgjedhje të lira dhe të ndershëm si asnjëherë më parë.

Duhet thënë një gjë që kjo parti e cila është PS dhe mbiquhet sot rilindje e ka të vjetër traditën e shpifjes dhe nuk ka ndryshuar si në pushtet po ashtu dhe në opozitë. Te rasti i nënës që lindi në makinë natën e protestës po duhet të kujtojmë Giseldën e Kavajës në kohën e PD në pushtet. Lajmi në atë kohë u fabrikua lajmi i pengmarrjes dhe u nisën letra diplomacive, por në fund e gjitha doli një mashtrim i madh. Në këtë formë ishte dhe sajesa ku u bllokua një grua shtatzënë nga protesta dhe se ajo nuk kishte mundur dot të arrinte në kohë të linde por në fund vetë gruaja tha se kishte telefonuar ambulancën dhe ajo nuk i kishte shkuar", tha Lela. 

 

 

Të fundit