Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i përgjigjet PS: Në 6 dhjetor liderëve të BE do ju tregojmë se po vijnë në një vend poshtë Vietnamit

Berisha i përgjigjet PS: Në 6 dhjetor liderëve të BE do ju

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur mazhorancës, e cila e cilësoi vendimin e opozitës për të zhvilluar protestën e radhës në 6 dhjetor, ditën kur pritet të mblidhet dhe një samit i vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si një qëndrim antieuropian.

Duke folur për mediat pasi vizitoi Panairin e Librit, Berisha tha se protesta që do zhvillohet atë ditë tregon një qëndrim kryekëput pro europian që synon ti thotë Europës se po vjen në një vend poshtë Vietnamit komunist.

Sali Berisha: Është një qëndrim kryekëput pro europian, një qëndrim që synon ti thotë Europës së krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit që shndërroi shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë 4 vende nën Vietnamin komunist për indeksin e zbatimit të ligjit.

Pra, të rikujtojmë ne që ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë është dhe një popull i tërë i fuqishëm opozitar, që do të mbushë sheshet e rrugët, nga e gjithë Shqipëria në mbrojtje të idealeve demokratike evropiane dhe të ëndërrës evropiane të shqiptarëve.

Të fundit