Flash News

Ditari i Opozitës

PS bojkotoi Komisionin e Shëndetësisë, Bardhi: Bllokuan punën, kam njoftuar ndërkombëtarët

PS bojkotoi Komisionin e Shëndetësisë, Bardhi: Bllokuan

Partia Socialiste bojkotoi për herë të tretë mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë.

Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi deklaroi nga selia blu se mazhoranca po bllokon punën e komisionit. Për bojkotin e tyre, Bardhi tha se ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë që nxitën dialogun mes palëve.

“Sa i takon komisioneve hetimore, atë aksion në parlament e kemi nisur për 2 komisione. Njëri prej të cilëve ka nisur punë, ai i sistemit TIMS. Sa i takon komisionit tjetër, ka patur një bllokim të punës si vullnet i deputetëve të mazhorancës për të mos hetuar korrupsionin në shëndetësi. Unë kam njoftuar edhe partnerët tanë që nxitën dialogun mbi atë çfarë po ndodh me këtë komision”, tha Bardhi.

Të fundit