Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PS bojkotoi komisionin për 25 prillin, Alibeaj: Strategji për të penguar hetimin; Gogu: U shkel rregullorja

Kreu i Komisionit Hetimor të zgjedhjeve të 25 prillit, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas bojkotit të mbledhjes nga ana e mazhorancës.
Në një prononcim për mediat, Alibeaj u shpreh se ky bojkot duket se është strategji për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit.
“Siç jeni në dijeni, ditën e parë të mbledhjes së komisionit, pardje ishte mbledhja e parë konstitues, kishim debat lidhur me çështjen e rregullores.
Ishte kërkesa e përfaqësuesve të Partisë Socialiste të cilët kërkuan kohë për tu përgatitur, për tu konsultuar për mbledhjen e sotme me qëllim njohjen e rregullores dhe eventualisht edhe sjelljes së amendamenteve.
Në bazë të ligjit, mbledhjet thirren nga kryetari i komisionit. Duke vazhduar në vazhdën pozitive të mbledhjes së parë, në konsultim me Toni Gogun, që është zv.kryetar i komisionit i kam komunikuar që mbledhja pasardhëse, e sotmja, do të ishte me datën 20 Tetor. Datë e cila u kërkua prej tyre në orën 15:00.
Të gjithë anëtarët u paraqitën në sallën e Byrose se Kuvendit. Ndërkohë qe u gjendem përpara një befasie të pakëndshme. Bojkot total të të gjithë anëtarëve të maxhorancës.
Çështje e habitshme për këdo. Duket fare qarët se nuk kishte asnjë arsye. Madje arsyeja e qartë ishte që, meqenëse jemi në javën e gjelbër të Kuvendit, sot po e marrim pushim dhe po caktojmë një datë tjetër.
Në fakt ne jemi këtu jo vetëm si detyrim kërkesës që e kemi bërë ne, por mbi të gjitha si detyrim i Kuvendit për tu mbledhur, në një afat tre mujor.
E dini fare mirë që afati i mbledhjes së komisionit është tremujor. Sot është dita e 6-të. Nesër behet e 7-ta.
Duket fare qartë se mungesa e arsyeve, justifikimeve, sepse ata nuk patën fare arsye pse mungonin, duket që është një strategji e pastër, e qartë obstruksionizmi, për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit.
Unë e kuptoj fare mirë, realisht jemi komision maxhorancë-opozitë, por realisht ata që janë nën akuzë jo vetëm prej nesh, por edhe dokumenteve ndërkombëtare por edhe ajo që ka parë publiku, është pikërisht kjo pjesë e maxhorancës.
Mazhoranca është e treguar, e akuzuar, e dokumentuar si vjedhëse, hajdute, shkatërruese e procesit zgjedhor të 25 prillit.
Afërmendsh ata do të bëjnë gjithçka për të penguar, vonuar, zvarritur veprimtarinë e Komisionit Hetimit.
Të drejtën e publikut për tu njohur realisht me atë se çfarë ka ndodhur në 25 prill, masakrën e 25 prillit.
Nuk më çudit kjo sjellje.
Nuk e prisja që të ndodhte që në mbledhjen, pothuajse të parë, duke ditur edhe përgjërimet për “shtrirje dore”, “për dialog”, “për rikthimin e veprimtarisë me forcë të plotë të parlamentit”.
Dhe çudia e madhe ndodh: Bojkot i parlamentit! Bojkot nga maxhoranca.
Dhe kjo është ajo se çfarë unë besoj se tregon fare qartë dhe në mënyrë energjike cila është qasja e Edi Ramës dhe kësaj maxhorance që ka vjedhur zgjedhjet, ka vjedhur mandatet dhe sigurisht po përpiqet që të bëjë gjithçka për të penguar, që në sytë e shqiptarëve të dalë e vërteta ashtu siç është në fakt.
Unë se bashku me kolegët e mi kemi vendosur që të ndjekim të gjitha hapat proceduriale që Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore përcakton.
Do të njoftojmë sigurisht, së pari, kryetaren e Kuvendit, meqë është ajo e cila ka nënshkruar vendimin për të cilën ne mblidhemi.
Do të njoftoj edhe Konferencën e Kryetarëve.
Dhe sigurisht, jam i vendosur që deri në fund, sipas përcaktimeve të Ligjit për Komisionet Hetimore që mungesat pa arsye tre herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre.
Dhe kjo është ajo se çfarë jemi të vendosur për të zbatuar ligjin.
Jemi të vendosur për të zbatuar rregulloren. Mbi të gjitha për të bërë detyrën tonë karshi qytetarëve.
T’ua bëjmë të ditur se çka ndodhur me masakrën e 215 prillit. Kush e ka shkelur ligjin? Kush i ka vjedhur zgjedhjet dhe cilët janë hajdutët e zgjedhjeve?
Sot u demaskuan dhe këtë ne do ta çojmë deri në fund.
Po përfitoj në fakt nga ky moment dhe prezencës tuaj, t’ju njoftoj se mbledhja tjetër e caktuar, njoftimi do t’u shkojë të gjithë anëtarëve të komisionit, mbledhja do të jetë ditën e Premte ora 10.00. është ditë pune ku të gjithë ne të kryejmë detyrimin ndaj Kushtetutës, ligjit, nevojës së qytetarëve për të hedhur dritë e për të bërë transparencë për atë se çfarë ka ndodhur qytetarëve shqiptarë në datë 25 prill.”, tha ai.
Pas Alibeajt, ka ardhur edhe reagimi i mazhorancës, përmes nënkryetarit të komisionit Toni Gogu.
Sipas Gogut, Alibeja ka shkelur rregulloren e Kuvendit pasi sipas tij i ishte propozuar opozitës t’a zhvillojnë mbledhjen ditën e enjte.
“Me keqardhje vura re sot sesi Zoti Alibeaj ka vazhduar shkeljen rregullores se Kuvendit dhe mirebesimit mes palëve. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit ishte pika e fundit në rendin e ditës dhe nevojitej të votohej nga Komisioni.
Në kushtet e pamundësisë së votimit nga Komisioni të kësaj pike të rendit të ditës dhe njoftimit nga sekretaria në kohë të papërshtatshme dhe të padakortësuar, ndërkohë që kemi planifikuar aktivitete në zonat elektorale, u kemi propozuar kolegeve te opozitës t’a vazhdojmë mbledhjen ditën e enjte.
Në frymën e bashkërendimit të punëve dhe shërbimit në mënyrën me dinjitoze interesit qytetar, lipset që te komunikojmë, të debatojmë, e te vendosim sebashku në frymën dhe germën e ligjit dhe jo të krijojmë furtuna në gota foltoresh.”, shkruan Gogu.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
