Flash News

Ditari i Opozitës

PS e futi në procedurë të përshpejtuar marrëveshjen për emigrantët, Bardhi: Kushtetuesja ta pezullojë

PS e futi në procedurë të përshpejtuar marrëveshjen

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardh ka reaguar pasi maxhoranca ka futur me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Bardhi i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë këtë marrëveshje.  

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Marrëveshjet ndërkombëtare i nënshtrohen kontrollit nga Gjykata Kushtetuese përpara ratifikimit të tyre. Mazhoranca socialiste, edhe pse ka një kërkesë për kontrollin e kushtetutshmërisë, duke shfrytëzuar heshtjen e çuditshme të Gjykatës Kushtetuese, po shqyrton me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen me Italinë dhe në kundërshtim me kalendarin e miratuar nga Koferencën e Kryetarëve parashikon miratimin e saj në seancën e datës 14 Dhjetor 2023.

Sot kam ripërsëritur për herë të tretë kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes. Gjykata Kushtetuese duhet të sillet si e tillë dhe jo i shtojcë pa vlerë e Qeverisë së Edi Ramës. Marrja në shqyrtim paraprak menjëherë e kërkesës së opozitës është detyrim që buron nga Kushtetuta dhe Ligji për Gjykatën Kushtetuese! E kundërta është atentat ndaj shtetit ligjor dhe minon përfundimisht besimit tek Gjykata Kushtetuese.

 

Të fundit