Flash News

Ditari i Opozitës

PS i dha autorizim SPAK për arrestimin e Berishës, Alizoti: Opozita shqiptare është vënë në një sulm

PS i dha autorizim SPAK për arrestimin e Berishës, Alizoti: Opozita

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se PD-ja do të arrijë të dalë nga kjo situatë e vështirë në të cilën gjendet.

Ai theksoi se Partia Demokratike merr më shumë forcë dhe energji në raste krizash dhe vështirësish.

PD është një parti që është themeluar në vështirësinë e saj, është një parti që e vendos në vështirësi ka një aftësi të rigjejë veten. Opozita dhe PD do fillojë dhe do jetë po aq e fuqishme sa ka qenë por duhet të gjejë mënyrën. Opozita shqiptare është vënë në një sulm të paqenë, ka pasur një sulm të madh që ka qenë politik, mediatik, propagandistik plus dhe konflikti i brendshëm. Unë mendoj që shumë shpejt opozita nga ana teknike do gjejë zgjidhje. PD ka kaluar një krizë por është një parti që krizat i japin energji. Unë mendoj që kryetari do jetë prezent sepse Berisha është trashëgimia e PD”.

Alizoti tha se Partia Demokratike ka një sfidë që të rifitojë besimin e qytetarëve.

Duhet që PD të gjejë, ka një sfidë, si të gjejë zemrat e shqiptarëve si ta kthejë zemërimin e shqiptarëve. Kjo është sfida e madhe e opozitës. Ky është një proces që unë mendoj PD-në do ta bëjë më të fortë. Sot ndodhi teknikisht dhe bujrum të diskutojmë për të koordinuar dhe për të sjellë një PD moderne bashkë me frymën e Berishës”.

Të fundit