Flash News

Ditari i Opozitës

PS i hoqi imunitetin Berishës, Bardhi: Antikushtetuese, akt i mirëfilltë politik

PS i hoqi imunitetin Berishës, Bardhi: Antikushtetuese, akt i

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një postimi në platformën X, lidhur me votimin në Kuvend ku me votat e PS, Sali Berishës iu hoq imuniteti i deputetit.

Sipas Bardhit, votimi në parlament vetëm me votat e opozitës, tregon se kemi të bëjmë më një akt politik.

Sipas tij nuk pati asnjë arsyetim, provë apo fakt që Berishës t’i hiqej imuniteti.

“Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.

Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi”.

Të fundit