
Flash News
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
“Reuters”: Rama kërkon mandatin e katërt në zgjedhjet e dominuara nga korrupsioni dhe bandat kriminale
PS kërkon përjashtimin e Berishës dhe 5 deputetëve të opozitës nga Kuvendi
Grupi parlamentar i Parisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin e disa deputetëve të Partisë Demokratike pas tensioneve në seancën e fundit parlamentare.
Socialistët kërkojnë në komisionin e etikës përjashtimin e kreut të PD, Sali Berisha.
Po ashtu, kërkojnë përjashtimin e deputetëve: Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.
“Deputeti Flamur Noka ndezi disa flakadanë duke shkaktuar kaos dhe rrëmujë në sallë. Njërin prej flakadanëve deputeti Noka e hodhi në drejtim të Kryetares së Kuvendit. Edhe pse drejtuesja e seancës mori masë disiplinore ndaj deputetit, ai vijoi përsëri të cënojë mbarëvajtjen e seancës plenare.
Situata agravoi edhe më tej në momentin kur deputeti Noka i vuri flakën disa herë letrave dhe i vendosi tek karriget që ishin vendosur për të bllokuar foltoren, duke rrezikuar kështu jetën e deputetëve dhe të stafit në sallë. Deputetet Elda Hoti dhe Albana Vokshi i dhanë disa herë deputetit Flamur Noka flakadanë. Gjithashtu deputetja Elda Hoti e ndihmuar edhe nga deputetja Vokshi ndezën disa flakadane ku disa prej tyre i vendosën poshtë karrigeve mbi foltore.
Deputeti Gazmend Bardhi pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke shkaktuar rrëmujë në sallë dhe përdori fjalë fyese ndaj deputetëve të Partisë Socialiste gjatë fjalës së tyre.
Gjithashtu deputeti Bardhi tentoi t’i merrte kartën nga pajisja elektronike deputetit Petro Koçi gjatë kohës që po mbante fjalën. Gjithashtu pranë deputetit Koçi u afrua edhe deputeti Edi Paloka i cili tentoi ta godiste. Deputeti Sali Berisha pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke zaptuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sallë, fyer deputetët dhe drejtuesen e seancës, sjellje këto në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi Gazmend Bardhi, Edi Paloka dhe Sali Berisha sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, thuhet në kërkesën e 7 deputetëve socialistë.
Të fundit


Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42









PE kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës
7 Maj 2025, 19:39