Flash News

Ditari i Opozitës

PS nuk pranon koalicionet parazgjedhore, Bylykbashi: Propozimi t’i çohet OSBE/ODIHR

PS nuk pranon koalicionet parazgjedhore, Bylykbashi: Propozimi t’i

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi demokrat në Grupin e Dialogut për Reformën Zgjedhore, ka folur pëër mediat pasi PS rrëzoi kërkesën e tyre për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore.

Bylykbashi tha për mediat se PS ka deformuar votën e shqiptarëve dhe se kërkesa e tyre ka si synim vetëm e vetëm të garantoj listë të hapur të votimeve për zgjedhësit.

Bylykbashi deklaroi se propozimi mund t’i çohet OSBE/ODIHR dhe të shprehen ata në lidhje me përputhjet me standartet.

“Ata kanë bërë të mundur të deformojnë votën e shqiptarëve, duke bërë të mundur që rezultati të mos jetë i ndershëm. Me shifra në dorë… Për të gjymtuar sistemin që është sot nuk kanë bërë asgjë përveçse të deformojnë votën e shqiptarëve. E gjithë vota e diasporës do të jetë tek ky sistem i njëanshëm.

Po kërkojmë asnjë më shumë dhe asgjë më pak që zgjedhësit të kenë listë të hapur të votimeve, se cilët duan të zgjedhin. Të gjitha këto janë të refuzuara, ne kërkojmë që kjo reformë të jetë e plotë dhe e drejtë, dhe ashtu siç u ndryshua pa asnjë rekomandim.

Jemi të gatshëm që propozimet që koalicioni siç ka qenë më parë të futet si alternativë bashkë si është sot që e ndryshoi në mënyrë të njëanshme dhe partitë të zgjedhin kë të duan, ky propzim t’i çohet OSBE/ODIHR që ata të shprehen nëse kjo është në përputhje me standartet, OSBE/ODIHR nuk do të ketë asnjë deklarim me futjen e kolaicionit si alternative”, deklaroi Bylykbashi.

Të fundit