Flash News

Ditari i Opozitës

PS propozoi 11 komisione, Bardhi: E papranueshme! Mazhoranca po tenton të përjashtojë opozitën

PS propozoi 11 komisione, Bardhi: E papranueshme! Mazhoranca po tenton të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimeve të fundit për organizimin e Kuvendit dhe ndarjen e drejtimit të komisioneve parlamentare, duke e cilësuar këtë një veprim për të përjashtuar opozitën.

Bardhi tha se ndarja e re komisioneve parlamentare dhe procedura që po ndiqet, është në shkelje me rregulloren. Ai shtoi se nuk mund të cohën në seancë draftpropozimi në më pak se 24 orë, pa u shqyrtuar.

Ai tha se me ndarjen e re, nga 3 komisione që drejtonte opozita më parë, me këtë formulë sipas tij i bie që opozita të drejtojë një komision e gjysmë.

Ai tha se heqja e komisionit të Integrimit është e paprecedentë.

“Grupi parlamentar i PD i ka kërkuar Kuvendit, të bëjë një studim sesi janë të organizuara komisionet parlamentare në të gjitha vendet e rajonit dhe si janë të organizuara në disa prej vendeve anëtare të BE.

Në të gjitha vendet e Ballkanit sipas studimit, ka dhe komision për punët e jashtme dhe për integrimin, dhe Shqipëria bëhet i pari vend që jo vetëm përjashton opozitën nga integrimi, por nuk e ka një komision për integrimin.

Ndryshimet në rregullore ndjekin të njëjtën procedurë me shqyrtimin e projektligjit, dhe nuk mund të bëhen në më pak se 24 orë”, tha ai.

“Para 5 minutash kemi marrë draftin për ndryshimet e rregullores së Kuvendit. Sa i takon asaj që kemi dëgjuar në Asamblenë e PS, vërejmë ngushtim të rolit drejtues që kishte opozita. Një komision i drejtuar nga opozita, është ndarë në tre komisione. Pra PD nga 3 që komisione, tan i bie të drejtojë një komision e gjysmë”, tha Bardhi.

Të fundit