Flash News

Ditari i Opozitës

Pse nuk ‘e sulmoi’ Foltoren? Basha: Jam stepur, nuk dua luftë brenda llojit. Kjo është hakmarrje ndaj meje

Pse nuk ‘e sulmoi’ Foltoren? Basha: Jam stepur, nuk dua luftë

Kreu i opozitës Lulzim Basha e cilësoi ‘Foltoren’ e ish-kryeministri Sali Berisha, një mbivendosje ndaj aksionit të madh politik qe ka ndërmarrë PD-ja për të rrëzuar qeverinë Rama.

Në një intervistë për News 24, Basha deklaroi se arsyeja që nuk iu kundërvu nismës së Berishës, është pikërisht fakti që të mos krijohej një luftë brenda llojit sikurse e cilësoi ai. Nga ana tjetër, Basha theksoi se është stepur nga deklaratat e Berishës edhe për arsye vetjake, si një person që kishte marrëdhënie të ngushta me të.

"Jam shumë i shqetësuar për demokratët dhe koha do ta provojë se pse qëndrimet e mia ndaj këtyre dy muajve kanë qenë të tilla. Më akuzojnë se qenkam shume i arsyeshëm. Foltorja i është mbivendosur aksionit më të madh politik, që ka ndërmarrë PD për çlirimin e zgjedhjeve, korrupsionin dhe çlirimin ndaj krimeve. Në përballjen e përditshme me Edi Ramën dhe gjëmave të tij i bëjmë drejtpërdrejt e ekonominë, arsimin dhe jetën e shqiptarëve. KY është prioriteti i PD-së. Kam bërë edhe një zgjedhje për të mos hapur një luftë të dytë brenda lloji  siç bëri Berisha. Ka patur edhe arsye vetjake. Kam pasur një marrëdhënie të ngushte me të. Jam stepur nga spekulimet dhe gënjeshtrave që ka hedhur ndaj meje për dy muaj. Kam pasur një fashë përpara syve dhe sot nuk e kam më" u shpreh Basha.

Por pse vendosi të largojë Berishën nga grupi parlamentar i PD-së? Basha shprehet se ish-kryeministri nuk e ka luftë personale me të, por me SHBA-të të cilat dhanë verdiktin për shpalljen e tij ‘non-grata’.

"Me atë që ka bërë këto dy muaj ka treguar se atë që ka nisur gjoja për lëvizje të brendshme e ka sebep ose thënë më gojë plot hakmarrje. Ai luftën nuk e ka me mua por me SHBA. Sepse vendimi ka ardhur nga SHBA, jo nga unë. PD nuk mund të funksionojë si mburojë për një person të shpallur non-grata. Dhe askush nuk mund ta kthejë PD në një bunkier antiamerikan për interesat e veta. Do merret çdo vendim që PD mos të kthehet në bunkier për interesat personal as të Berishës dhe as të kujtdo", tha Basha.

Të fundit