Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Publikohet rregullorja me 27 pika mbi procesin zgjedhor në PD, kandidatët me vëzhgues në Komisionin Zgjedhor

Është publikuar rregullorja për procesin e zgjedhjeve të brendshme për kryetarin e partisë, që pritet të miratohet në mbledhjen e sotme nga kryesia e PD-së.
Rregullorja përbëhet nga 27 pika, ku një prej tyre është se kandidatët do të kenë një vëzhgues brenda komisionit zgjedhor.
Sot kryesioa miratoi dhe katër kandidaturat në garë, të cilat janë: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi. Zgjedhjet për kryetarin e PD do të zhvillohen më 13 Qershor.
RREGULLORE E BRENDSHME MBI MODALITETET E PROCESIT ZGJEDHOR PËR KRYETAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Në mbështetje të pikës 6, të nenit 10, neneve 22, 51, 53, dhe 65 të Statutit të PDSH-së, si dhe në zbatim të vendimit nr. 86, datë 16.05.2021 të Kryesisë së PDSH-së, me propozim të Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 23 Maj 2021,
VENDOSI:
I. Të përgjithshme
1. Zgjedhjet për Kryetar të Partisë grantojnë parimin e konkurrimit të lirë dhe shanseve të barabarta midis kandidatëve, të cilëve u garantohet e drejta e barabartë në procesin zgjedhor dhe kontrollin mbi mënyrën e realizimit të tij.
2. Zgjedhjet bëhen me votim të lirë, të fshehtë, të barabartë dhe të drejtpërdrejtë, sipas modaliteteve të parashikuara në këtë udhëzim. Anëtarët e partisë me të drejtë vote e ushtrojnë lirisht të drejtën e votes dhe kanë të drejtën e vetëm një vote.
3. Kandidatët janë të lira të paraqesin programin e tyre në çdo formë dhe mënyrë të ligjshme, përpara strukturës së partisë dhe anëtarëve të partisë. Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, kujdesen që procesi të jetë i lirë, i ndershëm dhe i barabartë për këdo, duke i mundësuar çdo kandidati akses të barabartë në garë.
Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, duhet të qëndrojnë asnjanës në procesin zgjedhor. Ata ushtrojnë të drejtën e tyre si anëtarë partie, duke shmangur çdo formë tjetër ndikimi mbi anëtarët e tjerë të Partisë.
4. Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë.
Ndjekja, drejtimi dhe organizimi i procesit në nivel Dege bëhet nga Kryesia e Degës në mënyrë kolegjiale. Kryesia është përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit në nivel Dege.
Në Komisionin Zgjedhor, secili kandidat brenda datës 25 Maj 2021 cakton nga një vëzhgues të tij të përhershëm. Vëzhguesi ka akses të plotë në të gjithë veprimtarinë e Komisionit. Ai njoftohet dhe merr pjesë në çdo mbledhjen të Komisionit dhe merr fjalën sa herë e kërkon, për të parashtruar kërkesa, propozime apo për të paraqitur ankesa.
Në Komisionet e Votimit dhe të Numërimit secili kandidat cakton nga një anëtar vëzhgues.
5. Fushata zgjedhore fillon më datë 24 Maj 2021 dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.
Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore.
Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i takimeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të kandidatëve.
Degët e Partisë janë përgjegjëse për organizimin e takimeve me anëtarësinë të kandidatëve sipas një grafiku që dërgohet paraprakisht nga Sekretariati Organizativ i Partisë. Stafi i secilit kandidatit harton grafikun e takimeve dhe e koordinon atë me Sekretariatin Organizativ të Partisë përpara se tu dërgohet Degëve për zbatim.
6. Gjatë fushatës zgjedhore çdo kandidatë ka të drejtë të bëjë propagandë zgjedhore në çdo mënyrë të ligjshme.
Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike bën pasqyrimin në mënyrë të barabartë të aktivitetit të secilit kandidat gjatë fushatës zgjedhore, duke shpërndarë zyrtarisht çdo njoftim të kandidatit apo çdo përmbledhje të takimeve të tij. Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike merr masat për pasqyrimin e barabartë të fushatës zgjedhore të secilit kandidat.
Secili kandidat ka të drejtë të përdor ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike apo selitë e Degëve të partisë në rrethe për aktivitete të tij gjatë fushatës zgjedhore apo për komunikimin me mediat.
Sekretari i Përgjithshëm kujdeset që administrata e selisë qendrore dhe Degët e Partisë ti krijojnë kushtet dhe aksesin e barabartë të gjithë kandidatëve për realizimin e kësaj të drejte. Sekretari i Përgjithshëm, me kërkesë të secilit kandidat, vendos në dispozicion të tyre infrastrukturën dhe burimet njerëzore të nevojshme që garantojnë barazinë në mundësi të secilit kandidat gjatë fushatës zgjedhore.
II. Procesi i votimit
7. Kryesia e degës së PD-së organizon dhe është përgjegjëse për procesin e votimit për Kryetar të PDSH-së që do të zhvillohet me datë 13.06.2021. Në çdo degë të PDSH-së ngrihet një qendër votimi. Përjashtimisht, në degët me më shumë se 2500 anëtarë ngrihen dy qendra votimi.
8. Ambientet ku do të kryhet votimi miratohen nga Komisioni Zgjedhor me propozim të kryesive të degëve jo më vonë se data 07.06.2021.
Në selinë qëndrore të PDSH do të ngrihet qendra e votimit për degën Tirana 2, në të cilën përveç votuesve të kësaj dege do të votojnë edhe anëtarët e Kryesisë së PDSH-së, anëtarët e Këshillit Kombëtar, anëtarët e Grupit Parlamentar ekzistues dhe deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të datës 25.04.2021, me banim në Tiranë.
9. Komisioni i Votimit dhe Numërimit përbëhet nga 3 anëtarë titullarë, të caktuar nga Komisioni Zgjedhor i Partisë, me propozim të Kryesisë së Degës dhe anëtarë vëzhgues si përfaqësues nga secili kandidat.
Komisioni i Votimit dhe Numërimit ka në përbërje 3 anëtarë si më poshtë:
· Një nga Nënkryetarët e Degës – Kryetar;
· Sekretarin për Çështjet Zgjedhore dhe Aksionin Elektoral në Degë – Sekretar;
· Sekretarin Organizativ të Degës – Anëtar;
Secili kandidat ka të drejtë të caktojë një anëtar vëzhgues, që duhet të jetë anëtar partie i degës përkatëse.
Në rastin kur në Degë funksion më shumë se një qendër votimi, Komisioni i dytë i Votimit dhe Numërimit ka në përbërje 3 anëtarë si më poshtë:
· Një nga Nënkryetarët e Degës – Kryetar;
· Sekretarin për Mbrojtjen Politike dhe Ligjore të Kauzave Qytetare në Degë – Sekretar;
· Sekretarin e Burimeve Njerëzore të Degës – Anëtar;
Secili kandidat ka të drejtë të caktojë një anëtar vëzhgues, që duhet të jetë anëtar partie i degës përkatëse.
Në rast mungese të njërit nga përfaqësuesit e pozicioneve të mësipërme, Kryesia e Degës vendos si përfaqësues një nga anëtarët e Kryesisë.
Kryesia e degës përcjell përbërjen e Komisionit, sëbashku me të dhënat e kontaktit të secilit anëtar në Komisionin Zgjedhor, brenda datës 03.06.2021. Brenda kësaj date kandidatët për kryetar përcjellin në Komisionin Zgjedhor emrat, sëbashku me të dhënat e kontaktit, të anëtarëve vëzhgues në Komisionet e Votimit dhe Numërimit.
10. Fleta e votimit miratohet nga Komisioni Zgjedhor jo më vonë se 7 ditë para datës së zgjedhjeve. Renditja e kandidatëve do të bëhet me short në Komisionin Zgjedhor në prani të përfaqësuesve të kandidatëve.
11. Kryetari i Komisionit të Votimit dhe Numërimit nënshkruan dhe vulos çdo Fletë Votimi.
Komisioni është përgjegjës për tërheqjen e bazës materiale jo më vonë se 1 ditë përpara fillimit të procesit të votimit. Materialet e votimit terhiqen ne Seline Qendrore te PDSH-se brenda ores 16:00 te dates 12/06/2021, nga Kryetari i Komisionit, i cili mund të shoqërohet edhe nga anëtarët përfaqësues të kandidatëve, nëse këto të fundit dëshirojnë.
Baza materiale përfshinë: fletët e votimit, procesverbalin, listat e votimit, dhomat e fshehta, kuti e votimit, materialet shpjeguese të procesit të votimit, materialet e nevojshme për zbatimin e masave anti-COVID, dhe cdo material tjetër të nevojshëm zgjedhor.
12. Komisioni i Votimit dhe Numërimit paraqitet në Qendrën e Votimit (QV) një orë përpara fillimit të procesit dhe përgatit ambientin e QV për realizimin e rregullt të procesit të votimit. Ai hap zarfin me Fletët e Votimit dhe bën gati Komisionin për fillimin e procesit.
QV duhet të garantojë votimin në mënyrë të fshehtë të çdo anëtari dhe pa asnjë ndërhyrje nga persona të tjerë.
Komisioni i Votimit dhe Numërimit merr masa që procesi i votimit të realizohet në respekt të masave që dikton situata e krijuar me pandeminë COVID-19.
13. Qendrat e votimit hapen në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 19:00.
Komisioni i Votimit dhe Numërimit merr masa për hapjen e QV në orën e përcaktuar.
Votimi mbyllet në orarin e përcaktuar, duke u siguruar që në ambientet e QV nuk ka anëtarë që pret për të votuar. Nëse ka ende anëtarë të PD-së që presin të votojnë përtej orarit të caktuar për mbylljen e qendrës së votimit, Kryetari i Komisionit mbledh dokumentet e tyre të identifikimit dhe sigurohet që kushdo që është në rradhë për të votuar të ketë mundësi për të votuar. Qendra e votimit nuk mbyllet deri në përfundimin e votimit të tyre. Mbyllja e votimit shpallet më zë të lartë dhe pas atij momenti nuk lejohet asnjë person tjetër që të votojë.
14. Komisioni i Votimit dhe Numërimit nëse e vlerëson të nevojshme i kërkon Kryesisë së Degës caktimin e dy apo tre anëtarëve të FRPD, që të jenë përgjegjës për të siguruar që votuesit të mbajnë rradhën në mënyrë të rregullt, në distancë nga njëri tjetri dhe të paraqiten përpara komisionit në mënyrë individuale. Përpara paraqitjes tek Komisioni, votuesit udhëzohen që të lexojë materialin shpjegues të shpallur në një vend të dukshëm që tregon mënyrën e votimit, si dhe i kërkon që të bëjë gati mjetin e identifikimit përpara se të paraqitet tek Komisioni.
15. Të drejtën për votim e ka çdo anëtar Partie që është i regjistruar në Regjistrin Bazë të Antarësisë në PDSH dhe plotëson kushtet e parashikuara në pikën 2, të nenit 22 të Statutit, me përjashtim të rastit të parashikuar në paragrafin e tretë të pikës 16 të këtij udhëzimi.
Lista e votuesve miratohet nga Komisioni Zgjedhor jo me vonë se 5 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Listat e anëtarëve që kanë të drejtën e votimit përgatiten nga Sekretariati Organizativ i Partisë, të paktën 48 orë përpara ditës së miratimit nga Komisioni Zgjedhor.
Secili kandidat ka të drejtë të caktojë një auditues për procesin e gjenerimit të të dhënave nga sistemi elektronik i antarësisë, i cili pa patur të drejtën për kopjimin e të dhënave, bën monitorimin e procesit të gjenerimit të të dhënave të antarësisë nga sistemi dhe verifikon nëse ka apo jo modifikime të papërshtatshme në sistem. Zyra e IT dhe Sekretariati Organizativ në Partinë Demokratike kujdeset për garantimin e kësaj të drejte.
16. Votuesi paraqitet përpara Komisionit me mjet identifikimi (kartë identiteti, pasaportë, apo patentë) dhe ia dorëzon atë për verifikim anëtarit të Komisionit që është caktuar përgjegjës për administrimin e Listës së Votuesve.
Pasi gjendet emri në listë, votuesi ftohet të nënshkruaj përbri emrit të tij dhe pas nënshkrimit, anëtari i Komisionit i heq vizë emrit përkatës. Në rastin kur emri i votuesit është në Listën e Votimit dhe ai paraqitet me një nga mjetet e identifikimit të përcaktuara më lart, nuk është e nevojshme që ai të ketë me vete edhe Kartën e Antarësisë.
Përjashtimisht, nëse një anëtar Partie, për arsye të ndryshme nuk është hedhur në Sistemin Elektronik të Antarësisë dhe për pasojë nuk është në Listën e Votimit, ai lejohet të votojë vetëm nëse paraqitet përpara Komisionit, përveçse me mjet identifikimi edhe me Kartë Antarësie të rregullt. Në këtë rast, të dhënat e tij, përfshirë numrin e telefonit, shënohen në fund të listës së antarësisë dhe në përfundim të procesit bëhet përditësimi i të dhënave të anëtarit në Sistemin Elektronik të Antarësisë.
17. Kryetari i Komisionit pajisë votuesin me Fletën e Votimit dhe detyrohet, nën vëmendjen e të gjithë anëtarëve të Komisionit, që të bëjë edhe njëherë shpjegimin e formës së votimit, pa cënuar fshetësinë e votës.
Një anëtar i Komisionit kujdeset që votuesi të votojë në dhomën e fshehtë dhe pa asnjë ndërhyrje të jashtme.
Nuk lejohet fotografimi apo çdo formë tjetër e dokumentimit të mënyrës së votimit. Nëse anëtari i Komisionit konstaton se votuesi po fotografon apo dokumenton mënyrën e votimit, njofton menjëherë Kryetarin e Komisionit dhe vota e votuesit nuk hidhet në kutinë e votimit, konsiderohet fletë e dëmtuar dhe futet në zarfin e fletëve të dëmtuara. Në këtë rast votuesi humbet të drejtën e votimit.
Pas hedhjes së fletës së votimit në mënyrë që nuk lexohet forma e votimit, votuesi udhëzohet të dal jashtë QV.
Në ambientet e QV lejohet të qëndrojnë të ulur dhe pa penguar procesin e votimit anëtarët e Komisionit të Votimit dhe Numërimit, si dhe anëtarët e Komisionit Zgjedhor nëse kërkohet ndihma e tyre. Asnjë person tjetër nuk lejohet të qëndrojë në ambientet e brendshme të QV.
18. Kutitë e votimit, fletët e papërdorura, të dëmtuara, listat e votuesve dhe procesverbali i mbylljes së votimit administrohen nga Komisioni i Votimit dhe Numërimit.
III. Mbyllja e votimit dhe procesi i Numërimit
19. Kryetari i Komisionit shpall me zë të lart mbylljen e procesit të votimit dhe menjëherë fillon procesin e përgatitjes së ambientit të QV për realizimin e procesit të Numërimit. Procesi i Numërimit të votave fillon jo më vonë se 30 minuta nga mbyllja e procesit të votimit.
20. Pas mbylljes së votimit dhe administrimit të të gjithë dokumentacionit, Komisioni i Votimit hap kutitë dhe kryen numërimin e votave për secilin kandidat. Numërimi i votave kryhet nga Komisioni i Votimit dhe Numërimit. Numërimi bëhet në prani të të gjithë anëtarëve të Komisionit dhe është i hapur për mediat dhe për anëtarësinë e interesuar.
21. Nëse ndonjë nga anëtarët e Komisionit ka kontestim apo vëren ndonjë problematikë në procesin e numërimit, ai kontakton Komisionin Zgjedhor dhe i shpreh shqetësimin. Komisioni Zgjedhor, nëse vlerëson se është rasti urdhëron Komisionin të pezullojë procesin e numërimit dhe i shpreh shqetësimin që ka marrë. Pas sqarimit dhe zgjidhjes së problematikës, Komisioni me urdhër të Komisionit Zgjedhor vijon procesin e numërimit dhe/ose rregullon mangësinë apo problematikën që është ngritur.
22. Në përfundim të procesit të Numërimit, Komisioni i Votimit dhe Numërimit, harton procesverbalin e procesit të votimit dhe numërmit. Procesverbali nënshkruhet nga anëtarët e Komisionit të Votimit dhe Numërimit. Në këtë moment bëhet mbyllja e materiale në kutinë e votimit nga Kryetari i Komisionit dhe materialet dorëzohen pranë Komisionit Zgjedhor menjëherë pas përfundimit të procesit.
23. Modalitetet për procesverbalin përfundimtar të rezultateve të votimit, për vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e votave, si dhe cdo çështje tjetër teknike miratohet me vendim të Komisionit Zgjedhor dhe i përcillet çdo Komisioni Votimi brenda datës 08.06.2021.
24. Me hartimin e procesverbalit përfundimtar të zgjedhjeve, Kryetari i Komisionit të Votimit dhe Numërimit, si dhe përfaqësuesit e kandidatëve, dorëzojnë në Komisionin Zgjedhor deri në orën 08:00 të datës 14.06.2021. Komisioni Zgjedhor pasi administron procesverbalet dhe materialet zgjedhore, në prani të mediave dhe përfaqësuesve të kandidatëve bën përmbledhësen e votave për secilin kandidat dhe shpall zyrtarisht brenda datës 14.06.2021 fituesin e garës për Kryetar të PDSH-së.
IV. Dispozita të fundit
25. Për çdo paqartësi lidhur me çështjet e trajtuara në këtë Udhëzim, ankimimet i adresohen Komisionit Zgjedhor i cili merr rast pas rasti vendimet përkatëse.
Nëse gjykohet e arsyeshme Komisioni Zgjedhor organizon trajnime të anëtarëve të Komisionit të Votimit dhe Numërimit jo më vonë se 3 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
26. Shkelja e rregullave të parashikuara në këtë Udhëzim, nga cilido prej subjekteve të përmendura në të, passjell pasoja disiplinore sipas Statutit të PDSH-së.
27. Ngarkohet Komisioni Zgjedhor, Sekretari i Përgjithshëm, dhe Kryesitë e Degëve të Partisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij udhëzimi.
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.







Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
