Flash News

Ditari i Opozitës

"Toyota Yaris"/ PD: Halli i Ballës tek 3.4 mln eurot e padeklaruara! Pushimi i hetimeve nuk pengon zbardhjen e të vërtetës

"Toyota Yaris"/ PD: Halli i Ballës tek 3.4 mln eurot e
Foto Ilustruese/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të pushimin e akuzës për 4 prej 6 të dyshuarve në çështjen “Toyota Yaris”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se: “Taulant Balla e ka patur hallin në mbylljen e hetimeve për 3.4 milionë eurot e kapura të padeklaruara”.

Sipas Bardhit, “Toyota Yaris” është një tjetër krim të pazbardhur dhe se pushimi i hetimeve nuk mund të pengojë zbardhjen e së vërtetës.

Njësoj si shefi i tij Edi Rama, Taulant Balla, është i shqetësuar nga procesi demokratik i përzgjedhjes së kandidatëve nga Partia Demokratike. Këta nuk durojnë dot asnjë model europian, si ky që ne zhvilluam dhe u konsiderua risi për të gjithë rajonin.

Ndërsa Edi Rama është i shqetësuar, se e kanë evidentuar si të vetmim Kryetar Partie që kandidatët i përzgjedh me krimin e organizuar, Taulant Balla ka patur hallin e mbylljes së hetimeve të Toyota Yaris e 3.4 milionë euro të kapura të padeklaruara. Ky është një krim i pazbardhur.

Gjyqtarët e Taulantit mund të pushojnë hetimet, por nuk do munden kurrë të ndalojnë zbardhjen e të vërtetës. Herët apo vonë, mbështetesit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë.

Shqipëria kërkon një shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj – që mposht krimin, ringjall ekonominë dhe kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, shkruan Bardhi.

Të fundit