Flash News

Ditari i Opozitës

‘Qëndrimi hakmarrës i Ramaduros', Berisha: Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit

‘Qëndrimi hakmarrës i Ramaduros', Berisha: Shkodra në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mëngjes në Shkodër, ku nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Përmes një mesazhi në rrjete sociale, Berisha e quajti këtë ngjarje një “masakër të radhës”, duke theksuar se qyteti i Shkodrës është lënë “në mëshirën e breshërive të krimit”.

Sipas tij, autori i dyshuar i ngjarjes është një person i arrestuar më parë për bashkëpunim në krim, por i liruar nga drejtësia.

Mesazhi

Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit.

Miq, sot në mëngjes masakra e radhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë njëra prej tyre kameriere shërbimi.

 Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë.

 Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetëgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.

Të fundit