Flash News

Ditari i Opozitës

Qëndrimi i Berishës për ndryshimet Kushtetuese të 2008, Mediu: Të gjithë hapat kanë qenë regresivë

Qëndrimi i Berishës për ndryshimet Kushtetuese të 2008,

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh i gatshëm një ditë më parë që të mbështeste ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodin Zgjedhor.

Berisha u shpreh se është i gatshëm edhe për ta ndryshuar këtë nen. Mirëpo, si erdhi ky reflektim i ish-kryeministrit?

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zbulon detaje nga prapaskenat në një intervistë në A2CNN.

“Ne patëm një diskutim me deputetët dhe eksperienca e Berishës vlen për ta analizuar, Berisha e ngriti idenë që duhet të shikojmë problemet që janë shkaktuar dhe raporti me ndërkombëtarët, sidomos me OSBE-ODIHR dhe ekspertizën e tyre në kuadër të reformës zgjedhore, edhe mocioni ishte një element që i dha mundësinë kryeministrit të bëjë çfarë të dojë me Kuvendin, dhe kur ti e heq autoritetin nga një masë e zgjedhur te një njeri, ky ishte një veprim absurd, të gjitha hapat e 2008, kanë qenë hapa regresivë, asnjëri nuk ka kontribuar për konsensus”, tha Mediu.

 

Të fundit