Flash News

Ditari i Opozitës

"Qeveria fsheh vrasësin e Joy-t’", Berisha: Policia manipuloi krimin, urdhri nga lart liroi 6 të shoqëruarit

"Qeveria fsheh vrasësin e Joy-t’", Berisha: Policia

Sali Berisha ka reaguar pas lirimit të 6 të shoqëruarve për vrasjen e kenianes Joy Aoko. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryedemokrati shkruan se qeveria po fsheh vrasësit.

Joy Aoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022.

Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë.

POSTIMI I PLOTË:

Ata që fshehin vrasësin e Joy’t janë më vrasës sesa vrasësi i saj, që fshihet nga qeveritarët. Sot policia, që manipuloi gjurmët e krimit monstruoz, shoqëroi gjasme 6 persona, të lidhur me krimin e shëmtuar, por urdhëri nga lartë i liroi ata menjëherë. Qeveria fsheh vrasësin e Joy Aoko, por shpirti i saj kërkon drejtësi! 

 

 

Të fundit