Flash News

Ditari i Opozitës

Qeveria 'Rama 4', Lela: Asgjë e re nga një vjetërsirë 12-vjeçare

Qeveria 'Rama 4', Lela: Asgjë e re nga një

Drejtori i Komunikimit dhe Medias në PD, Alfred Lela komentoi zyrtarizimin e qeverisë së re Rama 4 një ditë më parë. 

Duke folur në Syri tv, Lela e ka cilësuar atë si të konsumuar dhe të paaftë për reforma të vërteta.

"Asgjë e re nga një vjetërsirë 12-vjeçare e cila mbahet me shiringat e PR-it apo lëvizjeve propagandistike që nuk kanë thelb,’ u shpreh ai.

Ai ironizoi edhe prezantimin e ministres virtuale kundër korrupsionit:

‘Ka një ministre virtuale që quhet ‘Diella’ dhe medemek do luftojë korrupsionin. Një qeveri që ka 12 vite që është në shtrat, ka korrupsionin në gji dhe është vetë në gji të korrupsionit. Edi Rama mendon se do ta zgjidhë korrupsionin me robot", tha Lela. 

Të fundit