Flash News

Ditari i Opozitës

E quajti anëtarësinë ‘llum’, selia e PD i përgjigjet Nokës: Përpjekje të dëshpëruara për të shtrembëruar të vërtetën

E quajti anëtarësinë ‘llum’, selia e PD i

Selia e Partisë Demokratike i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat, Flamur Noka, i cili pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ka lëshuar akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke denoncuar deklaratën e tij sipas së cilës quajti llum anëtarësinë dhe elektoratin e PD-së.

Pas kësaj deklarate, selia e PD ka reaguar duke e cilësuar atë si një përpjekje të dëshpëruar për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje.

Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje.

Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalen llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës.

Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij”, reagon PD.

Të fundit