Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama 4”/ Salianji: Qeveri sekti dhe pushteti, jo e qytetarëve

“Rama 4”/ Salianji: Qeveri sekti dhe pushteti, jo e qytetarëve

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar me tone të ashpra ndaj propozimit të qeverisë së re nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar atë si një “qeveri sekti dhe pushteti”, e cila nuk sjell asgjë pozitive për qytetarët dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Salianji shprehet se çdo emërim dhe propozim i bërë nga Rama synon vetëm përjetësimin e sundimit personal dhe shuarjen e çdo hapësire kontrolli institucional.

Postimi i plotë Salianjit:

Propozimi i qeverisë të vjetër dhe konsumuar nga skandalet dhe abuzimet nuk sjell asgjë pozitive për qytetarët dhe Shqipërinë! Kjo është qeveri sekti dhe pushteti, jo e qytetarëve.

Çdo propozim i Edi Ramës ishte për të përjetësuar sundimin personal dhe për të mbyllur edhe ato pak hapësira kontrolli që kanë mbetur.

Asnjë vizion për ekonominë, asnjë fjalë për sigurinë, mirëqenien dhe shpresën e shqiptarëve!
Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë pushtet në duart e një njeriu, por për institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe siguri për çdo familje.

Ky është momenti për opozitën dhe qytetarët që të mos pranojnë më një qeverisje që mendon vetëm për mbijetesën e vet politike dhe jo për të ardhmen e vendit.

 

Të fundit