Flash News

Ditari i Opozitës

Rama, Berisha dhe Basha nuk janë të pranishëm/ Alibeaj me qëndrim ndryshe nga “Rithemelimi”: Seanca të vazhdojë me mocionin

Rama, Berisha dhe Basha nuk janë të pranishëm/ Alibeaj me

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga grupi i Berishës në Kuvend. Pavarësisht thirrjeve për bashkim, qëndrimet e tyre në Kuvend nuk u shfaqën të njëjta.

Deputeti Edmond Spaho kërkoi që seancë të niste me interpelancë, duke theksuar se kështu parashikohet në rregullore. Ndërsa Alibeaj kërkoi që seanca të vazhdonte sikurse ishte parashikuar në rendin e ditës me mocioni për rritjen e çmimece,

“E rëndësishme është në çdo rast respektimi i rregullores. Ne kemi paraqitur një kërkesë dhe mocion për rezolutën, të ekonomisë dhe rritjes së çmimeve. Është e udhës që t’i dedikohemi asaj që shqiptarët kanë si problem kryesor. Unë besoj që një orë e më parë të respektohet. Duhet të jetë strikt. Koha është njësoj për të diskutuar. Të jemi strikt në respektimin e rregullores”, tha Alibeaj.

Në sallë mungon kryeministri Edi Rama, pasi po merr pjesë në samitin e NATO-s, si dhe Lulzim Basha e Sali Berisha.

Të fundit