Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama-Brava votojë për arrestimin e kryetarit të PD", Berisha: Ky akt i shëmtuar nuk do ta mposhtë kurrë opozitën

"Rama-Brava votojë për arrestimin e kryetarit të PD",

Kryedemokrati Sali Berisha me anë të një video -live në facebook nga salla e Parlamentit, është shprehur se mazhoranca kërkon që të arrestojë kryetarin e opozitës për ta mposhtur këtë të fundit.

Berisha u shpreh po ashtu se deputetët e opozitës i kanë kall tmerr Edi Ramës, sepse prej javësh ka më shumë gardistë në parlament sesa  deputetë.

Sipas tij, parlamenti prej javësh tanimë ka kaluar në antikushtetueshmëri.

Berisha nga salla e parlamentit: Deputetët e opozitës me vendosmëri kanë denoncuar dhe denoncojnë vjedhjet e paimagjinueshme, aferat e shekullit të Edi Ramës, familjarëve të tij, Taulant Ballës, bandave dhe ministrave e parlamentarëve të tjerë.
Deputetët e opozitës i kanë kallur tmerrin mazhorancës dhe prej javësh parlamenti ka më shumë gardistë se deputetë.
Prej shumë javësh, parlamenti defakto është shndërruar në ilegjimitet dhe antikushtetueshmëri.
Sot pas një vendimi antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese, pas një vendimi antikushtetues të komisionit Rama-Brava, kërkojnë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e kryetarit të PD, duke besuar se në këtë mënyrë do të mposhtin opozitën.
Ky është një akt i shëmtuar, krim i vërtetë, por në realitet nuk do të mposhtë kurrë opozitën.
Ky akt dëshmon së pari se në Shqipëri ka një opozitë të fuqishme e cila qëndron e palëkundur kundër kësaj bande në pushtet që ka vendosur diktaturën e saj, qëndron kundër argatëve, lakejve të saj në të gjitha institucionet dhe më gjerë.
Qëndron kundër në mënyrë të padiskutueshme në fitoren e saj.

Të fundit