Flash News

Ditari i Opozitës

Rama çoi gazetarin për ‘riedukim’, Berisha: Dënoj ashpër sjelljen e një kryeministri prej harbuti

Rama çoi gazetarin për ‘riedukim’, Berisha: Dënoj

Kreu i PD Sali Berisha ka dënuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama pasi ka futur në "riedukim" një tjetër gazetar, per shkak se ky i fundit e nervozoi duke i drejtuar një pyetje ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Gazetari Klevin Muka pyeti ministren se a ka shkelur Kodin Etik të miratuar nga Këshilli i Ministrave që iu ndalon ministrave të takohen me biznesmenë dhe investitorë pa praninë e 2 punonjësve të Administratës, por ka ndërhyrë Rama i cili nuk ka pranuar që të japë përgjigje duke i thënë gazetarit që të vijë në tetor në konferencën e radhës. 

Në një postim në Facebook, Berisha e ka cilësuar një akt arrogance të dënueshme, tipike për armiqtë e fjalës së lirë sjelljen e Ramës ndaj gazetarit, ndërsa u ka bërë thirrje organizatave të lirisë së mediave të mbrojnë gazetarët.

“Sjellje e denjë për kryeministrin e talebanëve dhe jo të një vendi anëtar të NATO-s.

Miq, sot në një akt arrogance të dënueshme, tipike për armiqtë e fjalës së lirë, Edi Rama zgjodhi të kërcënojë dhe ndëshkojë gazetarin Klevi Muka të A2, për fajin e vetëm se ai, duke bërë detyrën, pyeti ministren Xhaçka, të përfshirë në një skandal prone publike, nëse ajo ka zbatuar rregullin e caktuar nga vetë Rama për takimet e ministrave me biznesmenë.

Duke përgëzuar gazetarin Klevi Muka për pyetjen e tij profesionale dhe legjitime, dënoj me ashpërsinë më të madhe sjelljen e përsëritur prej harbuti të Edi Ramës i cili kërcënon dhe pengon si armik i mediave gazetarët në detyrën e tyre. Ju bëj thirrje organizatave të mbrojtjes së lirisë së mediave të dënojnë me forcë më të madhe kërcënimet dhe arrogancën e përsëritur të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve dhe të mbrojnë gazetarët e kërcënuar prej tij”, shkruan Berisha.

Të fundit