Flash News

Ditari i Opozitës

Rama deklaroi rritje 40% të pagës së bluzave të bardha, denoncon PD: Mjekët e 'Sanatorimit' s'kanë marrë rrogat për muajin që shkoi

Rama deklaroi rritje 40% të pagës së bluzave të bardha,

Pak ditë pas deklaratës së kryeministrit Rama për rritje 40% të pagës së bluzave të bardha, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar se mjekët e Sanatorimit apo spitalit “COVID-2” nuk kanë marrë rrogat për muajin që shkoi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia shprehet se premtimet e Ramës për rritje page ishin teatër, ndërsa mjekët aktualisht nuk kanë marrë as pagën ekzistente pavarësisht se “java u mbyll dhe e hëna, 12 tetor, do i gjejë ende të papaguar për punën që kanë bërë.”

Postimi i plotë i Spahias:

Mjekët lihen pa rroga, tallja më e madhe e Edi Ramës me ta!

Kryeepidemiologu i Surrelit u rishfaq në rolin e inspektorit të shëndetit publik! Në regjimin e propagandës boshe, pa asnjë rezultat, del vetë kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë për të shpallur urdhërin për mbajtjen e maskave edhe në publik!!!! Si mund t’ia lenë strukturave përkatëse këtë “punë“ kaq impenjative? Tallet pa pikë turpi me qytetarët, e sidomos me personelin shëndetësor që i ka lënë pa rroga, por del e bën teatër në media!

Vetëm një individ si Edi Rama mund të degradojë shtetin deri në atë masë, sa të mos paguajë as mjekët e spitaleve Covid!!!! Personeli shëndetësor i Sanatoriumit denoncon se nuk kanë marrë pagat. Java u mbyll dhe e hëna 12 tetor, do i gjejë mjekët të papaguar për punën e tyre!!! Por as Edi Rama e as militantja e tij në krye të ministrisë së shëndetësisë nuk flasin për këtë, sepse nuk e kanë shqetësim, nuk u bëhet vonë!!!

Ky është realiteti skandaloz i pushtetit të kalbur të Edi Ramës, që ka pafytyrësinë të kërkojë sërish votat e shqiptarëve, e që premton rritje pagash, kur nuk jep pagat aktuale!

Të mos paguash as mjekët e vijës së parë, ata ta spitaleve Covid, që po mbajnë peshën e mbingarkesës së të infektuarve përtej kapaciteteve njerëzore e infrastrukturore, do thotë të mos kesh pikë njerzillëku, përvecse asnjë normë institucionale e shtetare.

Të mos paguash mjekët, kur nuk ndal as koncesionet e as tenderat e errët është poshtërsi, ndërsa të kesh kurajon të dërdëllisësh për suksese imagjinare, të premtosh ndërtim aeroportesh e portesh, e të tundësh gjoba për mosmbajtje maskash, kur le mjekët pa rrogën mujore është thjesht maskarallëk!

#25Prill#ClirohemiNgaEdiRama

Të fundit