Flash News

Ditari i Opozitës

Rama dëshmitar në procesin ‘Partizani’, Berisha: Ka një mori firmash në atë dosje. Kraja e Troplini nuk guxuan ta thërrasin

Rama dëshmitar në procesin ‘Partizani’, Berisha: Ka

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se kryeministri Rama ka një mori formash në dosjen “Partizani”, që sipas tij krerët e hershëm të SPAK, Kraja dhe Dumani, nuk kanë guxuar t’i shohin.

Berisha tha se vetë ai nuk ka firmosur në procesin e Partizanit, teksa shtoi se Rama i ka shkaktuar shtetit 320 mijë euro dëm.

“Në qoftë se për Sali Berishën në atë dosje gjithçka është e thurur mbi mashtrimin, falsifikimin, manipulimin e dokumenteve siç ju kam thënë, aty vendime gjykatash sanksionojnë fajësinë e Edi Ramës. Dhe xhelati i sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, Poja i Skapit, Altin Troplini dhe Enkelejda Fetahu, nuk kanë guxuar ta thërrasin qoftë edhe njëherë të vetme Edi Ramën.

Edi Rama ka aty një mori firmash në atë dosje vetë.

Kurse Sali Berisha nuk ka asnjë firmë në të tërë procesin e njohjes, kthimit dhe parablerjes. Ka një firmë mbi firmën e Edi Ramës, të vetmen firmë. Po ai ka disa dhe ai është i dënuar nga gjykata, është i dënuar. I ka bërë një dëm shtetit prej 320 mijë eurosh, Edi Rama”, tha Berisha.

 

Të fundit