Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama dhe Soros krenar sot për Lulzim Bashën"

"Rama dhe Soros krenar sot për Lulzim Bashën"

Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferaj, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, të thirrur nga Lulzim Basha.

Xhaferaj përmes një statusi në Facebook, shkruan se Kuvendi i sotëm i solli ndërmend një shprehje të miliarderit George Soros, i cili thotë se çdo gjë është kthyer në biznes, përfshirë dhe politika, dhe se kjo minonte shoqërinë.

Më tej Xhaferri shprehet se kryeministri Rama sot është krenar për Bashën dhe për mbështetjen që i ka dhënë.

Aktiviteti i sotëm në pallatin e sportit “Asllan Rusi” më kujtoi një shprehje të miliarderit George Soros që thotë: “Ligji është bërë biznes, kujdesi shëndetësor është bërë biznes, politika gjithashtu është bërë biznes. Kjo realisht e minon shoqërinë”.

Rama duket shumë i ngarkuar me asamblenë e të hënës që nuk ka arritur të bëjë asnjë promo për pallatin “Asllan Rusi” që sot ishte kthyer në një Land of FamilyMark Communication.

Pra, takimi i sotëm ishte një demonstrim i Lulëzimit të Biznesit dhe Rama ka të gjithe të drejtën të krenohet për mbështetjen e dhënë", shprehet Xhaferri.

Të fundit