Flash News

Ditari i Opozitës

“Rama firmos nesër pushtetin e tij 100% në Shqipëri”, thirrja e Berishës: Të mblidhen me urgjencë kryesitë dhe seksionet e PD

“Rama firmos nesër pushtetin e tij 100% në Shqipëri”,

Kreu i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje strukturave të PD që të mblidhen me urgjencë nga nesër pasi sipas tij vendi është në situatë kritike për shkak të qeverisë që e drejton.

Nga fjala që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se nesër Edi Rama firmos me votat e PS pushtetin e tij 100% në Shqipëri, duke nënkuptuar presidentin ri të cilin e cilësoi si ‘kukullën e Ramës’.

“Në parti të nisë menjëherë, që nesër një debat për këto zhvillime. Partia të dalë në fushë betejë. Nuk mundet kurrë kush të lozë me fatet e shqiptarëve, të mbajë në këmbë një parlament që mohon gjakun e shqiptarëve në Kosovë. Cfarë presim, të kthehemi në shtojcë të Beogradit? Shqiptarët presin më shumë. Situata është më alarmante se kurrë.

Partia ka shpenzuar energji të mëdha në procesin e brendshëm, por në këtë proces pavarësisht nga presionet, ndërhyrjet u konfirmuam mbi 44 mijë luftëtarë.

Ftoj drejtuesit e degëve të mbledhin me urgjencë kryesisë, seksionet e PD të zhvillojnë debat të hapur politik me to. Sot kemi anëtarësi me ideale të larta, e pjekuri politike e gatshme për t’iu përgjigjur cdo sfide.

Nesër Rama firmos me votat e vjedhura pushtetin e tij 100% në Shqipëri, zgjedh kukullën e tij. Zhvillimet janë dramatike, por qëndrimi ynë duhet të jetë më i vendosuri e më i fuqishmi që kemi treguar ndaj një regjimi.

Duhet të ngrihemi sa më parë për vlerat tona demokratike dhe interesit kombëtar. Nëse vazhdojmë kështu do rikthehet Druzhe Sandri si dikur Tito. Sandri është kriminel që vendi e ka në Hagë. Shpreh besimin te ju , anëtarët e PD se në këto rrethana do i përgjigjemi me vendosmërinë më të madhe kushtrimit që buron sot nga zemra e cdo shqiptari që do këtë vend”, tha Berisha.

 

Të fundit