Flash News

Ditari i Opozitës

Rama flet me Diellën, Bardhi: Pseudonimi i ri i Linda Ramës

Rama flet me Diellën, Bardhi: Pseudonimi i ri i Linda Ramës

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, komentoi komunikimin e kryeministrit Rama me “Diellën”, ministren e re të krijuar nga AI.

Bardhi shkruan se Diella është pseudonimi i ri i Linda Ramës, e cila është shpallur Ministre virtuale për shkak të përvojës së saj në tenderat e AKSHI-it.

“Edi Rama paska komunikuar me “Diellën”, pseudonimi i ri i Linda Ramës, e cila për shkak të eksperiencës që ka me teknologjinë e informacionit, posaçërisht me tenderat e AKSHI-it, është shpallur Ministre virtuale. Mirë do ishte ta pyeste për fondet e AKSHI-it, se për opozitën ka kush përgjigjet!”, shkruan Bardhi.

 

Të fundit